Sport

VIDEO/ Atalanta tund “themelet” e Romës, 4 gola Lazios për vendin e dytë, Strakosha duhet ta harrojë këtë mbrëmje

30 Shtator 2020, 21:02 Nga DOSJA
VIDEO/ Atalanta tund “themelet” e Romës, 4 gola Lazios për

ITALI- Atalanta vazhdon formën e mirë në kampionat. Pas fitores 4-2 ndaj Torinos, bergamaskët fitojnë po me katër gola ndaj Lazios së Strakoshës. Atalanta, ku luan qendërmbrojtësi nga Presheva, i dha një “shuplakë” të fortë Lazios së gardianit të Kombëtares, duke fituar thellë 1-4 brenda në “Olimpico”.

Pa u mbushur 10 minuta lojës, Gosens shtyu me forcë drejt rrjetës një top që nuk u arrit të largohej nga mbrojtja laciale pranë zonës së portierit, ndërsa në minutë e 32-të Hateboer, i lënë i lirë në shtyllën e dytë i dha epërsinë e dyfishtë Atalantës.

Goditjen e radhës Atalanta e mori pa u mbyllur pjesa e parë nga Papu Gomez, i cili realizoi edhe të katërtin për bergamaskët në pjesën e dytë, pak pasi Caicedo kishte shkurtuar diferencën në 1-3. Goditje e rëndë për Simone Inzaghin, që humb duelin e parë ndaj një rival direkt për pjesën e lartë të renditjes.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport atalanta lazio serie a strakosha atalanta lazio serie a strakosha

Sondazh

Poll

Sport 30 Shtator 2020, 20:40

GJERMANI– Bayern Munich fiton trofeun e pestë  brenda pak muajsh, duke konfirmuar se mbetet skuadra më e mirë e momentit në Europë. Bavarezët mposhtën 3-2...