Politike

30 Shtator 2020, 16:24 Nga DOSJA

TIRANË- Ish-deputeti i PD, Sali Shehu u paraqit para Komisionit të Posacëm për të folur për kandidaturën e tij si komisioner në KQZ. Ai u shpreh se do të merrte pjesë pasi dëshironte që Shqipëria të kishte një palë zgjedhje të ndershme.

Gjiknuri me të qeshur, vendosi që t’i linte radhën për të folur Myslim Murrizit, i cili me ironi i kujtoi kohën kur ka qënë vetë “viktimë” e zgjedhjeve.

PJESË NGA BISEDA: 

Sali Shehu: Nuk kam nevojë të flas për vete, besoj në faktin se ndryshimi i ligjit do të sjellë të reja për zgjedhjet dhe besoj se një harmonizim elegant ti japë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Damian Gjiknuri: Na godite dy palët. Po ja lë Myslimit se është palë e tretë këtu.

Myslim Murrizi: Palë e tretë zoti Gjiknuri prej 31 vitesh janë vetëm shqiptarët që kanë ngrënë shkelmat e 2-3 palëve në kurriz. Ti e di shumë mirë. Unë jam viktimë e ikjeve të zgjedhjeve në drejtim të paditur tre herë rresht. Unë mbështes gjithçka tha Shehu dhe ka ardhur koha që duhet të jetë burrë me B të madhe që të mos trembet kur në celular e merr Hasani apo Hyseni.

Me kandidatët e sotëm mbyllet seanca e dytë dhe e fundit dëgjimore e Komisionit të Posaçëm për Përzgjedhjen e Anëtarëve të KQZ-së së re. Seanca dëgjimore e arriti kulmin e arriti gjithçka me prezantimin e Ilir Rusmalit, i cili ka qenë zv/kryeministër në kohën e Partisë Demokratike. Murrizi pretendon se mes kandidatëve ka ish-sigurimsa të shtetit, ndërsa Bylykbashi kërkoi zgjedhjen e kandidatëve që vlejnë dhe jo ata që përfaqësojnë interesat politikë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri kandidatet per kqz e re komisioni i posaçëm për zgjedhjen e kqz-së kqz e re damian gjiknuri kandidatet per kqz e re komisioni i posaçëm për zgjedhjen e kqz-së kqz e re

Sondazh

Poll