Politike

“Nga kanabisi tek emërimet artificiale në administratë”/ Dhurata Çupi: Kaq është oferta e dëshpëruar e PS në Dibër

30 Shtator 2020, 15:38 Nga DOSJA
“Nga kanabisi tek emërimet artificiale në

TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi, ditën e sotme në një postim që ka bërë në rrjetet sociale thotë se bashkitë tashmë po i shërbejnë interesit të Partisë Socialiste. Ajo shpreh shqetësimin për Dibrën duke thënë se në një kohë kur popullsia po pakësohet në administratë nuk po shtohen më shumë punonjësit. Krahas postimit ajo ka paraqitur dhe të dhënat se sa punonjës janë në Bashkinë Dibër, Klos, Mat dhe Bulqizë. 

Ajo thotë se nuk po bëhet asgjë për qytetarët teksa numri i të varfërve në këto zona rritet çdo ditë.

Postimi i Plotë 

Punësimet e përkohshme elektorale po ndodhin në të gjithë Bashkitë e Qarkut të Dibrës. Në vend që të punojnë për interesin e qytetarëve, bashkitë po i shërbejnë inetersit të PS. Kanë punësuar 250 persona shtesë në administratë, në një kohë kur qarku i Dibrës po mpaket, sepse njerëzit po largohen.

Pa asnjë ide, pa asnjë plan të vërtetë punësimi, pa asnjë mbështetje për biznesin, po zhpenzojnë taksat e qytetarëve të vjedhur të Dibrës dhe të Shqipërisë për t’i bërë rroga për ata që mendojnë se do t’u mbledhin kartat e identitetit ditën e votimit.

Asgjë për qytetarët, asnjë shërbim për ta, ndërsa numri i të varfërve në këto zona rritet çdo ditë. Edhe ndihma sociale, si e vetmja zgjidhje për dhjetra e qindra familje, është hequr.
Punësimet e përkohshme elektorale janë mashtrime. Ato nuk e ndihmojnë Qarkun e Dibrës. Për banorët e saj dhe për të gjithë shqiptarët alternative e vetme realiste që rimëkëmb ekonominë është ajo e Partisë Demokratike. Fitoren e 25 Prillit nuk mund ta ndalë asgjë!
#ditëmëtëmira#✌️✌️

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dhurata cupi dhurata cupi

Sondazh

Poll