Politike

Zguri garon për një post në KQZ! Gjiknuri habitet kur e sheh: Ç’ne këtu? Kur e dhe dorëheqjen?

30 Shtator 2020, 15:26 Nga DOSJA
Zguri garon për një post në KQZ! Gjiknuri habitet kur e sheh:

TIRANË– Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri ka garuar sërish për një post në organet e reja të institucionit. Ndryshe nga kandidatët e tjerë, Zgurit nuk i është bërë asnjë pyetje, por i ka kthyer përgjigje batutave të Damian Gjiknurit.

PJESË NGA BISEDA:

Damian Gjiknuri: Klement ç’ne prapë në KQZ? Ti je poster në KQZ sa kam unë që merre me zgjedhje. Njeriu do pak pushim…

Klement Zguri: Është gjëja që di të bëj më mirë. Kam 27 vite dhe besoj që vlen për t’u konsideruar.

Damian Gjiknuri: Kur e dhe dorëheqjen.

Klement Zguri:Ka nja 10 ditë.

Damian Gjiknuri: Mirë! S’kemi pyetje se të njohim.

Me kandidatët e sotëm mbyllet seanca e dytë dhe e fundit dëgjimore e Komisionit të Posaçëm për Përzgjedhjen e Anëtarëve të KQZ-së së re. Seanca dëgjimore e arriti kulmin e arriti gjithçka me prezantimin e Ilir Rusmalit, i cili ka qenë zv/kryeministër në kohën e Partisë Demokratike. Murrizi pretendon se mes kandidatëve ka ish-sigurimsa të shtetit, ndërsa Bylykbashi kërkoi zgjedhjen e kandidatëve që vlejnë dhe jo ata që përfaqësojnë interesat politikë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri kandidatet per kqz e re klement zguri kqz e re damian gjiknuri kandidatet per kqz e re klement zguri kqz e re

Sondazh

Poll