Politike

I tha çdo kandidati ‘natën e mirë’/ Gjiknuri bezdis Adnor Shametin: Boll u the të gjithëve! Kreu i Komisionit: E kam st

30 Shtator 2020, 15:41 Nga DOSJA
I tha çdo kandidati ‘natën e mirë’/ Gjiknuri bezdis

TIRANË– Deputeti Damian Gjiknuri duket se është bërë i “bezdisur” për kolegun e tij socialist Adnor Shameti. Teksa presin e përcjellin kandidatët që garojnë për një vend në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Gjiknuri i uroi çdo garuesi “natën e mirë”. Por rituali bezdisi Shametin, i cili i kërkoi që të mos e bënte më.

PJESË NGA BISEDA NË KOMISION:

Adnor Shameti: Boll u the të gjithëve natën e mirë!

Damian Gjiknuri: Po ku di unë?! Natë më duket këtu ku jemi

*i thotë sërish kandidatit tjetër natën e mirë dhe i tërhiqet vëmendja nga Shameti

Damian Gjiknuri: Lëre se e kam standardin tim!

Me kandidatët e sotëm mbyllet seanca e dytë dhe e fundit dëgjimore e Komisionit të Posaçëm për Përzgjedhjen e Anëtarëve të KQZ-së së re. Seanca dëgjimore e arriti kulmin e arriti gjithçka me prezantimin e Ilir Rusmalit, i cili ka qenë zv/kryeministër në kohën e Partisë Demokratike. Murrizi pretendon se mes kandidatëve ka ish-sigurimsa të shtetit, ndërsa Bylykbashi kërkoi zgjedhjen e kandidatëve që vlejnë dhe jo ata që përfaqësojnë interesat politikë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike adnor shameti damian gjiknuri adnor shameti damian gjiknuri

Sondazh

Poll