Aktualitet

Mbyllet zyra e Urbanistikës dhe e Shërbimeve në Durrës, 15 punonjës së Bashkisë rezultojnë pozitiv me Covid-19

29 Shtator 2020, 19:37 Nga DOSJA
Mbyllet zyra e Urbanistikës dhe e Shërbimeve në Durrës, 15

DURRËS– 15 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në Bashkinë e Durrësit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se të prekurit nga sëmundja vdekjeprurëse janë punonjës të zyrës së Shërbimeve dhe zyrës së Urbanistikës në Durrës. 

Po ashtu mësohet se punëtorët kanë ikur në shtëpi ndërsa zyrat janë mbyllur dhe po dizefektohen. 

Në Durrës deri më tani që prej fillimit të pandemisë deri më tani janë regjistruar të 594 prekur dhe 46 viktima ndërkohë në të gjithë Shqipërinë kanë humbur jetën 384 persona ndërsa të tjerë 5,402 janë infektuar. 

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne durres koronavirusi ne durres

Sondazh

Poll