Politike

Shkarkimi i Mynyr Konit, PD: Shahini i vuri minat autonomisë, Rama po bën atë që se bëri dot Shullazi

15 Prill 2019, 13:51 Nga DOSJA
Shkarkimi i Mynyr Konit, PD: Shahini i vuri minat autonomisë, Rama po

TIRANË-Dy ditë pas vendimit të ministres Besa Shahini për të pezulluar rektorin e Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, ka reaguar PD.

Luçiano Boçi, ish-deputet i PD ka thënë sot në një konferencë nga selia blu, se vendimi i pezullimit është anti-ligjor, e po ashtu edhe vendimi i emërimit të rektorit të ri.

Boçi akuzoi kryeministrin se atë që nuk e bëri dot me Shullazin, kur ky i fundit kërcënoi Konin, po e bën tashmë.

Ministrja e Arsimit i vuri minat autonomisë universitare. E zëvendësuan rektorin me militant. Shumë kolegë thonë se Rama do të bëjë sot, atë që nuk mundi dot ta bënte me Shullazin. Jo vetëm vendimi që është anti-kushtetues, por edhe vendimi për emërimin e rektorit të ri, është në kundërshtim me ligjin. Vendimi për të emëruar, pa ardhur vendimi i presidentit, është në shkelje të ligjit. Në asnjë nga nenet e ligjit nuk thuhet se ministri ka të drejtë të komandojë rektorin e ri. Rama mund të vjedhë prona dhe tendera, por s’ja mbyll dot gojën universitetit.

Reagimi i PD, vjen pas vendimit të ministres Besa Shahini për të pezulluar rektorin Mynyr Koni dhe për të kërkuar shkarkimin e tij nga presidenti Ilir Meta. Vetë Koni e cilësoi këtë një ndërhyrje në shkelje të ligjit, ndërkohë që përplasja mes tij dhe qeverisë Rama i ka rrënjët më thellë, në një debat të iniciuar gati 2 vite më parë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike luciano boci shkarkimi i mynyr konit luciano boci shkarkimi i mynyr konit

Sondazh

Poll