Politike

‘Gazi lotsjellës’/ Gazmend Bardhi depoziton në Prokurori padinë e PD ndaj Lleshajt: Ministri, një mbetje e komunizmit

15 Prill 2019, 10:11 Nga DOSJA
‘Gazi lotsjellës’/ Gazmend Bardhi depoziton në Prokurori

TIRANË– Sekretari i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka shkuar në Prokurorinë e Tiranës për padinë e PD ndaj Lleshajt. Padia është bërë për përdorimin kriminal të gazit lotsjellës në protestë, kundër protestuesve të opozitës.  Bardhi  u tha gazetarëve se policia ka sulmuar qytetarët,me urdhër të politikës. 

“Policia ka sulmuar qytetarët,me urdhër të politikës. Dua ti bëj thirrje prokurorisë të ngrihet në lartësinë e cilësisë së vet, nuk është nën varësinë e ministrisë së Brendhsme. Sot ka 40 qytetarë në burg, pa asnjë prove dhe pa asnjë pamje.Nuk kanë asnjë provë për të mbajtur në burg protestuesit.  Lleshaj e cilësoi protestën si një ngjarje të paprecedent, kurse garbitjen e quajti një ngjarje të zakonshme. Ministri i Brendshëm është një mbetje e komunizmit, i cili e quajti protestën si një puç kushtetues ndaj qeverisë. Nuk ka patur asnjë dhunë ndaj policëve në protest. Apeli im per gjyqtarët dhe prokurorët është të mos bien pre e krimit të kësaj qeverie, por të bëjnë detyrën”, u shpreh Gazmend Bardhi

Duke iu referuar pamjeve filmike që i disponon, Partia Demokratike vë në dukje se policia nuk e ka respektuar qëllimisht standardin e përdorimit të forcës në mënyrë proporcionale dhe të drejtuar vetëm kundër personave që kryejnë shkelje të ligjit.

Partia Demokratike pas protestës së parë në 16 shkurt, kanë nisur valën e protestave të pandalshme dhe kanë dorëzuar mandatet e deputetëve. Ata kërkojnë largimin e Edi Ramë si kryeminsitër dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dhuna ne proteste gazmend bardhi padia e pd protesta e opozites dhuna ne proteste gazmend bardhi padia e pd protesta e opozites

Sondazh

Poll