Aktualitet

“Qeveria ka shkëmbyer pronën tek Garda”/ Pano Soko: 1460 m2 truall ia ka kaluar kompanisë private, do të ndërtohen kull

29 Shtator 2020, 06:10 Nga DOSJA
“Qeveria ka shkëmbyer pronën tek Garda”/ Pano Soko: 1460

TIRANË- Eksperti i ekonomisë, Pano Soko ka denoncuar se qeveria Rama, 1460 m2 të Gardës së Republikës ia ka kaluar një kompanie private, “Dushku S.A” shpk. Sipas Sokos në këmbim të kësaj prone, shteti ka marrë një truall në një vend tjetër. Sipas ekspertit të ekonomisë 1470 m2 truall në atë zonë përkthehen në 30 mijë m2 ndërtim dhe se aty do të ndërtohen kulla të reja në kryeqytet.

“1470 m2 truall në atë zonë përkthehen optimalisht në 30 mijë m2 ndërtim.
Dyqanet me 8.000 €/m2. Apartamentet me 4.000 €/m2. Gjithë gjithë 150 milionë € (pa prishur qejf). Kulla, kulla, kulla.  Kulla të reja në qytet..”, shkruan Soko në një postim në Facebook.

Reagimi i plotë:

Mesa duket iu gjend vendi dhe Gardës. Qeveria paska miratuar një shkëmbim prone, ku i këmben 1470 m2 të Gardës me një kompani private. Ia paska kaluar truallin e Gardës kompanisë private dhe ka marrë mbrapsht një sasi trualli në një vend tjetër.
Pa asnjë lloj leverdishmërie ekonomike, pa asnjë lloj përfitimi publik. Thjesht ka bëre shkëmbimin dhe kaq. Por kujdes, pa asnjë lloj përfitueshmërie publike, por përfitueshmëri private ka sa të hanë dhe qentë..

1470 m2 truall në atë zonë përkthehen optimalisht në 30 mijë m2 ndërtim.
Dyqanet me 8.000 €/m2. Apartamentet me 4.000 €/m2. Gjithë gjithë 150 milionë € (pa prishur qejf). Kulla, kulla, kulla.  Kulla të reja në qytet..

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pano soko shkëmbimi i pronës tek garda pano soko shkëmbimi i pronës tek garda

Sondazh

Poll