Aktualitet

Tentuan t’i shkrumbonin makinën “Porsche”/ Biznesmeni Bahushi aktiv në rrjetet sociale, shfaqet i qetë dhe bën video-l

28 Shtator 2020, 07:47 Nga DOSJA
Tentuan t’i shkrumbonin makinën “Porsche”/ Biznesmeni

ELBASAN- Gjatë natës është djegur pjesërisht makina “Porsche” e biznesmenit, Elis Bahushi në Elbasan. Ky i fundit është shumë aktiv në rrjetet sociale, ku nëpërmjet fotove ai tregon edhe jetën e luksit që bën.

Pak muaj më parë, më 28 qershor  biznesmeni ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet brenda një makine luksoze duke dëgjuar muzikë. I veshur me një bluzë të bardhë dhe syze të zeza, biznesmeni shfaqet i qetë dhe shijon muzikën në sfond.

 

 

 

A post shared by Elisbahushi (@elisbahushi8214) on

Gjatë natës është djegur pjesërisht në Elbasan makina tip “Porsche” me targa AA 007 e biznesmenit Elis Bahushi. Dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Bahushi është një emër i njohur për policinë, pasi është akuzuar për laboratorin e drogës në Has, si pjestar i grupit të Avdylajve. Njëkohësisht ai është edhe subjekt i OFL-së.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elis bahushi elis bahushi

Sondazh

Poll