Aktualitet

Kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura, arrestohet 35-vjeçari i shpallur në kërkim në Shkodër

28 Shtator 2020, 07:17 Nga DOSJA
Kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura,

SHKODER– Një 35 vjeçar është ndaluar në qytetin e Shkodrës pasi ishte shpallur në kërkim nga policia. Shtetasi me inicialet K.Rr, banues në fshatin Bardhaj të Shkodrës është akuzuar se kryente ‘marrëdhënie me dhunë me të rritura’.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, në datën 25.04.2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale mirëpo shtetasi u arratis duke i shpëtuar dënimit.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore. Ndalohet një person i shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”. Nga forca e posaçme “Shqiponjat” e DVP Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit K. Rr. 35 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.  Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, në datën 25.04.2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”. Personi iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shkodrani marredhenie me dhune me te rritura arrestohet shkodrani marredhenie me dhune me te rritura

Sondazh

Poll