Aktualitet

Moti i keq mbërthen vendin/ Pezullohen aktivitetet bregdetare, tragetet nuk lundrojnë prej orësh. Rrëzohen pemët në Lungom

28 Shtator 2020, 07:04 Nga DOSJA
Moti i keq mbërthen vendin/ Pezullohen aktivitetet bregdetare, tragetet nuk

TIRANE– Kabina druri të rrëzuara, pemë të thyera, pezullim i lundrimit në Durrës dhe Vlorë, zona pa energji elektrikë, kjo është situata në vend si pasojë e motit të keq që pritet të zgjasë ditë me rradhë.

Kështu në qytetin bregdetar të Vlorë, zona e Lungomares ka pësuar dëmtime duke u rrëzuar pemët në rrugë, si dhe kabinat e drurit. Në Durrës situata është më e ngarkuar pasi tragetet Durrës-Bari dhe anasjelltas nuk po lundrojnë prej orësh të tëra nga era e fortë.

Në aksin Kukës-Shishtavec ka pasur dëmtime pasi gjatë natës kanë rënë shkëmbinj masiv dhe kanë shkaktuar dëmtime në zonat e tjera. Si pasojë e motit të keq pa energji elektrike kanë mbetur fshatrat Shishtavec, Bushtricë, Ujmisht, Grykëçajë.

Moti i keq ka mbërthyer vendin prej disa ditësh duke shkaktuar probleme në qytete të ndryshme të vendit, duke shkaktuar përmbytje, pezullime të trageteve apo sektoreve të ndryshme që lidhen me detin.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti ne shqiperi moti ne vend moti ne shqiperi moti ne vend

Sondazh

Poll