Aktualitet

Kush është Elis Bahushi që i dogjën “Porsche” në Elbasan/ I arrestuar për lidhje me Avdylajt, akuzohet si transportues

28 Shtator 2020, 06:17 Nga DOSJA
Kush është Elis Bahushi që i dogjën “Porsche”

ELBASAN- Gjatë natës është djegur pjesërisht makina tip “Porsche” e biznesmenit Elis Bahushi në Elbasan. Mësohet se mjetit me targa AA 007 i është vënë flaka, teksa ndodhej i parkuar në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan.

Por kush është biznesmeni Elisa Bahushi? 

Bahushi është një biznesmen metrazhesh në qytetin e Elbasanit. Ai është pronar i një kompleksi gjigant bar dhe restorant në lagjen “28 nëntori” dhe i disa dyqaneve në lagjen “Hekurudha”. Gjithashtu, ai rezulton pronar edhe i disa makinave luksoze.

Bahushi u bë një emër i njohur për policinë në tetor të vitit 2018, kur u arrestua gjatë operacionit VOLVO4, për laboratorin e drogës në Has. Ai u akuzua si pjesë e grupit të Avdylajve.  Nga hetimet dyshohet se, Bahushi ka pasur rolin e transportuesit të lëndës narkotike dhe përbërësve të saj nga Turqia drejt vendit tonë.

Bahushi dhe familja e tij prej më shumë se 28 vitesh ushtrojnë aktivitetin e tyre tregtar në qytetin e Elbasanit. Furnizimin me lëndë të parë familja Bahushi e kryente në Turqi dhe për këtë arsye ka dyshime se ai transportuar edhe lëndën narkotike.

Po kështu, më 18 gusht, Operacioni ‘Forca e Ligjit’ i kërkoi Bahushit deklarimin e pasurisë, pasi ai ka qenë i dënuar më herët për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”. Sakaq, biznesmeni njihet nga të gjithë për jetën luksoze, pasi ka udhëtuar edhe në shumë vende të botës.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elisa bahushi shkrumbohet porsche në elbasan elisa bahushi shkrumbohet porsche në elbasan

Sondazh

Poll