Aktualitet

Digjet gjatë natës ‘Porsche’ e Elis Bahushit në Elbasan/ Dyshohet se zjarrin makinës luksoze ia vuri ish-bashkëjetuesja

28 Shtator 2020, 05:38 Nga DOSJA
Digjet gjatë natës ‘Porsche’ e Elis Bahushit në

ELBASAN- Digjet pjesërisht gjatë natës në Elbasan makina tip “Porsche” e biznesmenit Elis Bahushi. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se makina tip “Porsche” me targë AA 007, është përfshirë nga flakët teksa ka qenë e parkuar në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan. Mjeti luksoz ka pësuar dëme vetëm në anën e djathtë.

Policia ka dyshime se pas kësaj ngjarjeje qëndron hija e një konflikti disa vjeçar, që biznesmeni Elis Bahushi ka me ish-bashkëjetuesen e tij Ermira P. Biznesmeni i njohur, gjatë këtyre viteve rezulton të jetë proceduar disa herë për dhunë në familje, madje në vitin 2016 është dënuar me 4 muaj burg, pasi ka rrahur ish-bashkëjetuesen.

Por, pronari i mjetit luksoz, Elis Bahushi është një emër i njohur për policinë. Ai është arrestuar më 22 tetor të vitit 2018 për ngritjen e laboratorit të përpunimit të heroinës së Brenog të Hasit. Nga përgjimet telefonike rezultoi se biznesmeni ishte i lidhur me grupin Avdylaj nga Shijaku. Dyshohet se, Bahushi ka pasur rolin e transportuesit të lëndës narkotike dhe përbërësve të saj nga Turqia drejt vendit tonë.

Po kështu, më 18 gusht, Operacioni ‘Forca e Ligjit’ i kërkoi Bahushit deklarimin e pasurisë, pasi ai ka qenë i dënuar më herët  për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Elis Bahushi është tregtar i metrazheve dhe një prej biznesmenëve të njohur në Elbasan, pronar i një kompleksi bar dhe restorant në lagjen “28 nëntori” dhe i disa dyqaneve në lagjen “Hekurudha”.  Sakaq, ai ka në pronësi një sërë makinash luksoze.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elis bahushi shkrumbohet porsche në elbasan elis bahushi shkrumbohet porsche në elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Shtator 2020, 15:22

TIRANË– Moderatorja shqiptare Arjola Shehu është infektuar me Covid-19. Përmes një statusi në Instastory, Shehu ka bërë me dije këtë lajm të keq, teksa shk...