Aktualitet

“Një natë e pashë veten shumë keq. Më kapi paniku”/ Gazetari Skëndaj tregon se çfarë përjetoi pas infektimit: Sikur

27 Shtator 2020, 05:54 Nga DOSJA
“Një natë e pashë veten shumë keq. Më kapi

TIRANË- Gazetari i “News 24″ Erjon Skëndaj ka munguar për një kohë të gjatë në kronikat televizive, pasi u infektua me COVID-19. Së fundmi, i ftuar në emisionin  ‘Kjo Javë’ me Nisida Tufën ai tregoi gjendjen në të cilën ndodhej, pasi mori virusin. Gazetarit tregoi se ka ka kaluar ditë shumë të vështirë, pasi ka pasur ethe, temperaturë, kollë dhe madje nuk mund të flinte as gjumë natën.

“Më ishte krijuar ideja e trimëruar disi, që unë e kisha kaluar më herët me gripit sezonal në janar shkurt, por nuk ishte ashtu. Për tre katër ditë pata dhimbje koke, kyçesh, djersitje të pakuptimtë dhe një lodhje si gjendje të fikti, dhe një vështirësi në frymëmarrje sa nuk e mbaja dot as maskën. Temperatura nuk kishte nisur. Ia hodha fajin vapës. Por në ditën e 4-t më filloi një dhimbje shumë e madhe fyti, djegie, poshtë në pjesën e laringut, kisha një si djegie, sikur kisha marrë flakë, sikur më kishin hedhur benzinë, nuk përtypesha dot. Nuk erdha në punë, lajmërova redaksinë për shenjat, nuk kisha temperaturë ende, më nisi një kollë shumë e fortë, lodhëse. E thatë po shumë e fortë, një kollë që të dridhej gjithë trupi trupi, kollitesha cdo 5-10  sekonda kollitesha. Nata ishte pa gjumë komplet. Në këto caste nxitova të bëj tamponin. Në fakt nxitova disi sepse duhet të kisha pritur të vinte edhe temperatura, por mendova se mos unë kisha ditë që i kisha disa simptoma periferike dhe ndoshta isha në mes të kurbës për të bërë tamponin. E kam bërë tamponin pa nisur temperatura, dhe rezultoi negativ. Pas tri ditësh më nisi temperatura, ishte diku 37.5-38 dhe pas tri ditësh temperatura m’u pre si me thikë, nuk kisha më. Ajo që nuk m’u nda asnjëherë ishte dhimbja e kokës dhe djersitja dhe bashkë me to edhe një diare prej disa ditësh. Kollën vijoj ta kem edhe tani. Në ditën e shtatë, nisi të më zbehej shija, jo të më ikë komplet. Fillova ta testoj veten te parfumi, më duhej ta afroja shumë afër që të kuptoja. Mora mjekim nga mjeku i familjes.” tregoi Skëndaj.

Gjatë bisedës në emision, Skëndaj tregon edhe mbi kurën e dhënë nga mjeku i familjes.

“Mjeku i familjes më dha një mjekim tip që u jepet të gjithë personave që kanë Covid. Kryeson listën antibiotiku dhe kjo ishte më e çuditshmja. Në listën time nuk përfshihej holluesi i gjakut, por një aspirinë, zinat dhe vitamina dhe zing. Pra, një kurë protokoll tip thoshte mjekja. Kortizonikë më këshilluan për shkak të kollës, por nuk pranova ta marr”,  tha Skëndaj.

Më tej ai tregoi  se virusin mund të ketë marrë gjatë komunikimeve me familjarët e pacientëve të infektuar. 

“Një ditë e kam parë veten shumë keq. Jam zgjuar natën me një dhimbje shumë të fortë në fyt. Më kapi pak paniku. Kur kollitesha më dhimbte gjithë mushkëria dhe gati s’më mbanin këmbët. Piva një qetësuese, mendova të zbardhi dita për të ikur në spital, por fatmirësisht këtë dhimbje nuk e kisha më. Nuk e kam përjetuar kurrë këtë dhimbje”, tha gazetari.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erjon skëndaj me covid erjon skëndaj me covid

Sondazh

Poll