Aktualitet

“Jetim, s’ka pasur kurrë një shtëpi”, kush është Bledari luleshitësi që u arrestua në protestë, PD: S’k

15 Prill 2019, 06:25 Nga DOSJA
“Jetim, s’ka pasur kurrë një shtëpi”, kush

Tiranë- Një nga të arrestuarit e protestës së opozitës ishte edhe Bledar Dule, i cili njihet si luleshitës.

Nga Partia Demokratike njoftohet se Dule nuk ka qenë kurrë pjesë e strukturave të PD, ndërsa shet lule për t’u kujdesur për një zonjë, që quan nënë.

“Dulja (si e thërrasim ne) është rritur jetim, nuk ka pasur kurrë kujdesin e familjes, nuk ka pasur kurrë një dhomë të vetme të tijën, madje dhe sot e kësaj dite nuk ka një televizor. Dulja shet lule nëpër Tiranë dhe shumë prej jush mund ta kenë hasur, si dhe ndihmon të gjitha dyqanet e lagjes me punë të vogla për t’u ushqyer. Një zonjë të cilën ai e quan Nëna, kujdeset për ta larë, gatuar etj. Dulja nuk ka qenë kurrë pjesë e strukturave të Partisë Demokratike dhe nuk është as sot.”, thuhet nga kjo parti.

Reagimi i plotë i PD-së:

Ky është Bledar Dule.
I arrestuar mbrem në orën 01:45 si dhunues i policisë gjatë protestës së djeshme.

Dulja (si e thërrasim ne) është rritur jetim, nuk ka pasur kurrë kujdesin e familjes, nuk ka pasur kurrë një dhomë të vetme të tijën, madje dhe sot e kësaj dite nuk ka një televizor.

Dulja shet lule nëpër Tiranë dhe shumë prej jush mund ta ken hasur, si dhe ndihmon të gjitha dyqanet e lagjes me punë të vogla për tu ushqyer.

Një zonjë të cilën ai e quan Nëna, kujdeset për ta larë, gatuar etj.

Dulja nuk ka qenë kurrë pjesë e strukturave të Partisë Demokratike dhe nuk është as sot.

Dulja proteston sepse disa vite më parë u nxorr ne rrugë të madhe nga Bashkia Tiranë, së bashku me shumë fatkeq të cilët janë në të njëjtat kushte.

Ata jetonin që prej fëmijërisë së tyre në disa ambiente pranë pallatit me shigjeta, u nxorën në rrugë dhe kurrë nuk u konsideruan si të denjë për banesat e famshme sociale, të cilat i përfitojnë ata qe kanë 3-4 të tilla në pronësi.

Nuk ka një televizor në dhomën e marre me qira, i sheh ndeshjet e Juventusit dhe telenovelat në të njëjtin lokal ku shohim Interin ne, në një tavolinë të cilën pronari ja ka lënë të lirë çdo natë, bashkë me çajin e kamomilit.

Sot ndodhet në ambientet e komisariatit nr.2 Tiranë, si dhunuesi forcave të rendit.

0, si nuk kam një grusht të fortë
t’i bij mu në zemër malit që s’bëzanë,
ta dij dhe ai se ç’domethanë i dobët –
n’agoni të përdihet si vigan i vramë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bledar dule protestae opozitës 13 prill te arrestuarit e protestes bledar dule protestae opozitës 13 prill te arrestuarit e protestes

Sondazh

Poll