Politike

26 Shtator 2020, 14:47 Nga DOSJA

VLORË– Për më shumë se katër orë ka zgjatur takimi i kryeministrit Edi Rama me drejtuesit vendorë të qarkut të Vlorës. Takimi ka nisur në ornë 15:00 në ambientet e “Petro Marko”, dhe është zhvilluar pa praninë e medias. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Rama ka kërkuar nga socialistët që të impenjohen për të zgjidhur të gjitha problemet që u raportohen nga qytetarët. Në mënyrë kategorike, numri një i socialistëve është shprehur se nuk do qytetarë të pakënaqur në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Pas përfundimit të mbledhjes, kreu i qeverisë ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat duke iu përgjigjur disa nga temave që janë kthyer në kryefjalë të politikës në vemd. Para kamerave dhe gazetarëve, kryesocialisti u shpreh se qeveria do të punojë edhe më shumë për të perfeksionuar punën në administratë, e cila me kalimin e viteve sipas tij është përmirësuar. I pyetur lidhur me akuzat e lëshuara dje nga ish-kryeministri Sali Berisha se Rama nuk ka pranuar që të garojë në Durrës për shkak të zërave se atje do të kandidojë kryedemokrati Lulzim Basha, socialisti zgjodhi që ta “injoronte”. 

Ndryshe nga dje, kur tha se do të ishte sërish në Vlorë për të udhëhequr fushatën, sot Rama hodhi sërish pikëpyetje për qytetin ku do të kandidojë si deputet. Sot, kreu i qeverisë tha se do ta zbulojë qytetin, kur të zbulohen edhe emrat e tjerë të Partisë Socialiste. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne vlore edi rama edi rama ne vlore

Sondazh

Poll

Politike 26 Shtator 2020, 14:05

TIRANË– Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka dalë në një konferencë për shtyp për të dhënë detaje lidhur me situatën në vend, në një kohë kur Shqip...