Politike

Programi ekonomik i PD, Basha prezanton paketën fiskale: Taksa e sheshtë 9% do konsolidojë shtresën e mesme

26 Shtator 2020, 15:37 Nga DOSJA
Programi ekonomik i PD, Basha prezanton paketën fiskale: Taksa e

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka dhënë më shumë detaje lidhur me planin ekonomik të Partisë Demokratike që do të shpaloset gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Basha shkruan se nëse PD do të rikthehet në pushtet, do të risjellë taksën e sheshtë 9%, të cilën e konsideron si të vetmen mënyrë për të konsoliduar shtresën e mesme të shoqërisë. Më tej, numri një i PD-së shkruan se do të rishikohet edhe paketa e të gjitha taksave aktuale, për të lehtësuar procedurat ndaj bizneseve dhe investitorëve dhe të huaj.

“Unë e di që do na duhet të marrim vendime të rëndësishme dhe ne do t’i marrim ato së bashku. Qëllimi ynë është që të kemi një shoqëri të qëndrueshme, me një shtresë të mesme solide në zemër të saj dhe me institucione që ju shërbejnë qytetarëve dhe jo partive. Bashkë do ta largojmë të keqen dhe do sjellim ndryshimin që duan të gjithë! #ditëmëtëmira,”-shkruan ndër të tjera Basha. 

DEKLARATA E PLOTË:

Gjatë këtyre ditëve kam marrë mesazhe të shumta për paketën fiskale të programit tonë ekonomik prezantuar së fundi publikut. Prej tyre kuptova edhe më mirë nevojën e madhe që kanë punonjësit, inxhinierët, ekonomistët, mjekët, avokatët, profesionistët dhe sipërmarrësit për masa dhe lehtësi fiskale, që ju bëhen krah në këto kohë të vështira. Taksa e sheshtë 9% është një rrugë përmes së cilës ne do të konsolidojmë shtresën e mesme të shoqërisë. Ajo është shtylla kurrizore e një ekonomie të shëndetshme dhe të qëndrueshme në qytet dhe fshat. Kjo është vetëm një nga mënyrat se si do të fuqizojmë të gjithë ata që punojnë. Puna dhe mundi juaj nuk duhet të mbitaksohen. Përkundrazi, sa më shumë para në xhepat tuaja, aq më mirë për ekonominë tonë. Këto 7 vite, qeveria Rama ka rritur taksat më shumë se çdo qeveri tjetër më parë, duke i keqmenaxhuar dhe shpërdoruar ato si asnjëherë më parë. Shqipëria ka nevojë për frymëmarrje, shqiptarët duan mbështetje dhe lehtësi fiskale nga shteti, dhe jo një qeveri arrogante, që ju nxjerr vetëm pengesa. Ne do e rishikojmë të gjithë paketën e taksave aktuale për t’ia lehtësuar procedurat bizneseve dhe investitorëve vendas dhe të huaj. Unë e di që do na duhet të marrim vendime të rëndësishme dhe ne do t’i marrim ato së bashku. Qellimi ynë është që të kemi një shoqëri të qëndrueshme, me një shtresë të mesme solide në zemër të saj dhe me institucione që ju shërbejnë qytetarëve dhe jo partive. Bashkë do ta largojmë të keqen dhe do sjellim ndryshimin që duan të gjithë! #ditëmëtëmira

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha plani ekonomik i pd lulzim basha plani ekonomik i pd

Sondazh

Poll

Politike 26 Shtator 2020, 14:05

TIRANË– Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka dalë në një konferencë për shtyp për të dhënë detaje lidhur me situatën në vend, në një kohë kur Shqip...