Politike

Kërkon me çdo kusht mandatin e tretë! Rama i qartë nga takimi në Vlorë: S’duhet të ketë qytetarë të pakënaqur, impe

26 Shtator 2020, 15:33 Nga DOSJA
Kërkon me çdo kusht mandatin e tretë! Rama i qartë nga

VLORË– Dalin detaje nga takimi që kryeministri Edi Rama po zhvillon me socialistët e qarkut të Vlorës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Rama u ka kërkuar vartësve të tij që të merren me nevojat dhe kërkesat e qytetarëve.

Sipas numrit një të qeverisë, nuk duhet të ketë asnjë qytetar të pakënaqur nga qeverisja e socialistëve, duke kërkuar prej tyre impenjim maksimal.

“Nuk duhet të ketë qytetarë të pakënaqur. Impenjim maksimal për të zgjidhur çdo problem të qytetarëve,“-mësohet se është shprehur Rama.

Sot, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar 4 orë takim me socialistët në Vlorë. Të pranishmëve në mbledhje u ka lënë porosi që të ndihmojë qytetarët, të cilët nuk duhet të kenë pakënaqësi. Megjithatë la edhe njëherë mister qytetin se ku do të kandidojë si deputet.

(k.m./dosja.al)

politike politike edi rama edi rama ne vlore edi rama edi rama ne vlore

Sondazh

Poll

Politike 26 Shtator 2020, 14:05

TIRANË– Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka dalë në një konferencë për shtyp për të dhënë detaje lidhur me situatën në vend, në një kohë kur Shqip...