Politike

‘Iku nga Durrësi, se shkoi Basha’/ Rama s’e pranon, kapet me Berishën: Ai duhet injoruar plotësisht!

26 Shtator 2020, 17:20 Nga DOSJA
‘Iku nga Durrësi, se shkoi Basha’/ Rama s’e pranon, kapet

VLORË “Iku nga Durrësi se mori vesh se do të shkojë Basha,”-tha ish-kryeministri Sali Berisha. Deklaratës së paraardhësit të tij, kryeministri Edi Rama iu përgjigj me ironi duke u shprehur se prej kohësh nuk e dëgjon më çfarë thotë. Në fjalën e tij, kryesocialisti gjithashtu shtoi se Berisha nuk kishte më çfarë t’i jepte Shqipërisë ndaj do të ishte më mirë që të shijonte kohën me nipërit dhe mbesat e tij. 

Ka akoma shumë gjëra për të bërë. Nuk është objektiv në hava, sepse do ta arrijmë, në dekadën e ardhshme Vlora të ketë mijëra turistë. Iku nga Durrësi, se do shkojë Basha? Unë kam kohë që nuk e di çfarë thotë paraardhësi im, për moshën që ka duhet lënë në vetminë e tij. I gëzoftë nipat e mbesat. Shqipërisë nuk ka çfarë iu jep më. Unë personalisht nuk e di çfarë ka thënë, dhe as më interson. Është një person që duhet injoruar plotësisht,”-tha Rama.

Deklarata u bë pas takimit që kryeministri Edi Rama zhvilloi  në Vlorë me socialistët. Dje ish-kryeministri Sali Berisha e akuzoi Ramën se kishte takuar numrin dy të bandës së Durrësit, Indrit Dokle për ta ndihmuar për zgjedhjet e 25 prillit. 

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne vlore edi rama takim me socialistet ne vlore edi rama edi rama ne vlore edi rama takim me socialistet ne vlore

Sondazh

Poll

Politike 26 Shtator 2020, 14:05

TIRANË– Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka dalë në një konferencë për shtyp për të dhënë detaje lidhur me situatën në vend, në një kohë kur Shqip...