Politike

“Braktisja po shpopullon zonat rurale, miliarda euro jepen koncesione e tendera sekret”/ Meta: Blegtoria pas vitit 2017, dre

26 Shtator 2020, 12:01 Nga DOSJA
“Braktisja po shpopullon zonat rurale, miliarda euro jepen koncesione e

TIRANË– Presidenti i Republikës Ilir Meta së fundmi ka ngritur alarmin për për rënien e blegtorisë, si një sektorët më të rëndësishëm të bujqësisë shqiptare. Meta ka deklaruar se  blegtoria në Shqipëri që prej vitit 2017 po shkon drejt rënies së lirë dhe se braktisja e bujqësisë dhe blegtorisë po shpopullon zonat rurale dhe më të bukura të vendit, teksa sipas tij, miliarda euro jepen për koncesione të dyshimta dhe tendera “sekrete”.

Postimi i Metës

“Blegtoria, një nga sektorët më të rëndësishëm të bujqësisë shqiptare, për fat të keq, ashtu siç tregojnë dhe indikatorët e INSTAT, pas vitit 2017, po shkon drejt një rënie të lirë. Braktisja e bujqësisë dhe blegtorisë po shpopullon zonat rurale dhe më të bukura të vendit, ndërkohë që miliarda euro jepen për koncesione të dyshimta dhe tendera ‘sekrete’.Shqipëria është e fundit në rajon sa i takon mbështetjes së bujqësisë. Kjo qasje duhet të ndryshojë një herë e përgjithmonë!”, deklaron Presidenti Meta.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike blegtoria ne shqiperi ilir meta blegtoria ne shqiperi ilir meta

Sondazh

Poll