Politike

Ikja e të rinjve nga Shqipëria, Meta: Demokracia nuk mund të sajohet, ajo kërkon energjinë e tyre, ndryshe zvetënohet

26 Shtator 2020, 10:13 Nga DOSJA
Ikja e të rinjve nga Shqipëria, Meta: Demokracia nuk mund të

TIRANË – Presidenti i Republikës, Ilir Meta ditën sotme ka reaguar për ikjen e të rinjve nga vendi. Në një postim në Facebook ai ka shpërndarë një analizë të profesorit të njohur Bajram Hysa për demokracinë, duke dhënë edhe një mesazh të fortë. Analizën, Meta e ka cilësuar si një reflektim, ndërsa e Prof.Dr.Bajram Hysa thotë se pa një pjesëmarrje aktive të popullsisë në tërësi dhe të të rinjve në veçanti, demokracia do të mbetet e mangët dhe e brishtë.

POSTIMI I PLOTE: 

Një analizë e shkëlqyer e Prof.Dr.Bajram Hysa, që na fton për reflektim të gjithëve:

“Demokracia nuk mund të sajohet. Demokracia kërkon energjinë e të rinjve, ndryshe ajo zvetënohet. Pa një pjesëmarrje aktive të popullsisë në tërësi dhe të të rinjve në veçanti, demokracia do të mbetet e mangët dhe e brishtë. Kjo është një detyrë urgjente. Vetëm kështu ata do të luajnë plotësisht rolin e tyre si qytetarë. Vetëm kështu ata do t’i gëzohen lirisë dhe dinjitetit. Por që të realizohet kjo, duhet të funksionojë edukimi.”

Ky është reagimi i disatë i presidentit në lidhje me largimet e të rinjve nga vendi. Reagimet vijnë pas një raporti të disa ditëve më parë, ku Eurostat publikoi të dhënat. Sipas Eurostat, nga janari i vitit 2019 deri në gusht të 2020-s kanë aplikuar për azil në një nga shtetet e Bashkimit Europian dhe të tjera rreth 30.5 mijë shqiptarë. Pjesa më e madhe e atyre që po ikin janë të rinj. Të dhënat e Eurostat bëjnë të ditur se 23.8 mijë persona, ose 78% e totalit të aplikimeve për këtë periudhë ishin deri në 34 vjeç. 15.3 mijë persona, ishin të grupmoshës 18-34 vjeç.

(A.K;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ikja e te rinjve ilir meta largimet nga vendi ikja e te rinjve ilir meta largimet nga vendi

Sondazh

Poll