Politike

“Ende i qëndoj marrëveshjes”/ Berisha: Nëse do isha kryeministër, çështja e detit me Greqinë s’do ekzistont

25 Shtator 2020, 22:01 Nga DOSJA
“Ende i qëndoj marrëveshjes”/ Berisha: Nëse do isha

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur lidhur me kërkesën e Greqisë për t’u zgjeruar me 12 milje në detin Jon. Berisha i ftuar në “Zonë e Lirë” u shpreh se do të zgjidhte vetëm interesat e Shqipërisë. 

“Do zgjidhja Shqipërinë dhe interesat e saj. Natyrisht, fqinjët të respektuar, të nderuar, por Shqipëria është një vend i cili duhet të ndërtojë marrëdhënie miqësore me të dy këto vende… Kemi firmosur një marrëveshje në 2009 dhe i kam qëndruar gjithmonë asaj marrëveshje. Problemi është këtu, imagjinojmë se Shqipëria do anësojë kundër Greqisë apo kundër Turqisë, nuk duhet të imagjinohet. Shqipëria duhet të mbajë një qëndrim në interesin e saj kombëtar, Shqipëria uron që të zgjidhet konflikti nëpërmjet dialogut. Po të isha kryeministër unë, në mënyrë absolute çështja e detit në Shqipëri-Greqi nuk ekzistonte. Dy qeveri greke njëra pas tjetrës, të dyja pranuan të shkojmë në Gjykatë. Erdhi Rama dhe tha ‘jo, s’kam punë me Gjykatat’. Gjykata Kushtetuese e rrëzoi marrëveshjen atëherë, isha kundër atij vendimi të Gjykatës. Asgjë nuk ka ndryshuar në raportin me detin në këndvështrimin tim. Këta pasi negociuan 2 vite, u detyruan t’i thonë palës greke se tani ne kemi vendimin e Gjykatës Kushtetuese… Greqia pranoi negociatat me Shqipërinë me 6 milje”, tha Berisha.

(k.m/dosjaa.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll