Politike

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi paditet nga Këshilli Bashkiak, “ngatërresa” me skuadrën e Vllaznisë (Dokumenti)

25 Shtator 2020, 22:12 Nga DOSJA
Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi paditet nga Këshilli Bashkiak,

SHKODËR– Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi duhet të përballet me një padi, pasi Këshilli Bashiak e ka paditur për zëvendësimin dhe emërimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të KF Vllaznia.

Sipas tyre, vendimet që Këshilli kishte marrë për Vllazninë, i ishin vënë në dispozicion Voltana Ademit. Por kryebashkiakia i ka kthyer me argumentin se dokumentacioni nuk është në formën e duhur ligjore.

Referuar faqes QKB rezulton se nga ana e administratorit të K.F Vllaznia janë depozituar për regjistrim akte të nënshkruara nga ana e Voltana Ademit dhe jo akte të nënshkruara nga Këshilli Bashkiak.

Për këtë arsye, Këshilli Bashkiak pretendon se Voltana Ademi me veprimet e saj ka tejkaluar kompetencat e dhëna me ligj duke mos dorëzuar në QKB aktet e ligjshme të miratuara në mbledhjen e datës 29.05.2020.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike paditet voltana ademi voltana ademi paditet voltana ademi voltana ademi

Sondazh

Poll