Aktualitet

Djegia e mandateve/ Alibeaj: Nuk do përsëritet, do fitojmë zgjedhjet edhe pse do jenë të pandershme

26 Shtator 2020, 08:47 Nga DOSJA
Djegia e mandateve/ Alibeaj: Nuk do përsëritet, do fitojmë

TIRANE– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Pa protokoll’ ku foli për zhvillimet e fundit politike. Alibeaj u shpreh se nuk do të digjen më mandatet.

I pyetur nëse do të ketë një përsëritje të skenarit të vitit 2019 ku PD dogji mandatet, Alibeaj u shpreh se nuk do të ketë asgjë të tillë.

“Jo, opozita jonë do të marr pjesë në zgjedhje dhe do të fitojë edhe pse zgjedhjet do jenë të pandershme e të padrejta, ku pala tjetër po shpërndan formularë për të blerë vota. Besoj se shqiptarët edhe për shkak të mllefit të regjimit, do të na japë mbështetje edhe më shumë seç e meritojmë” – tha Alibeaj.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet enkelejd alibeaj enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll