Kultivonte bimë narkotike, arrestohet 26- vjeçari në Lushnje
LUSHNJE– Një 26 vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Lushnje pasi policia ka zbuluar se ky i fundit kultivonte bimë narkotike. Shtetatasi me ini...
TIRANE– Rrugë të përmbytura, pemë të thyera dhe të rrëzuara në rrugë, mungesë energjie elektrike, këto janë pasojat deri më tani që kanë shkaktuar reshjet e shiut në disa qytete dhe zona të vendit. Reshjet e shiut që mbërthyen mbrëmjen e djeshme kryeqytetin e jo vetëm ishin paralajmëruar nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit i cili njoftoi se do të kishte reshje intensive shiu për 5 ditët e ardhshme në zonat veriore dhe veri-lindore të vendit tonë.
Që në nisje të shiut, në 10 minutat e para, disa zona të Tiranës u përmbytën duke e bërë shumë të vështirë kalimin e makinave, pasi rrezikonin nga niveli i lartë i ujit që kishte arritur (saktësisht në Rrugën e Elbasanit).
Në Shkodër situata paraqitet dhe më e rëndë pasi në akset rrugore kanë rënë pemët të cilët janë shkëputur e më pas rrëzuar në tokë duke bërë të vështirë lëvizjen e mjeteve. Mirëpo këto të fundit nuk kanë shpëtuar pa dëmtime, pasi disa prej tyre janë zënë nga pemët që u rrëzuan.
Ndërsa në disa zona të Lezhës banorët kanë mbetur pa energji elektrike. Në fakt kjo problematikë ka ditë që vijon mirëpo me erërat e forta dhe shirat e dendur, pa energji kanë mbetur dhe zonat përreth.
Drejtoria e Përgjithshme Detare kërkon bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, të cilat duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qënë të sigurtë dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit. Po ashtu edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka dalë në një konferencë për shtyp duke bërë me dije se argjinaturat e shumë prej lumenjëve janë përforcuar, megjithatë priten përmbytje në shumë prej prefekturave të vendit. Sipas ministres, të gjitha strukturat janë gati për ndërhyrje.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
LUSHNJE– Një 26 vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Lushnje pasi policia ka zbuluar se ky i fundit kultivonte bimë narkotike. Shtetatasi me ini...
FIER- Një 54- vjeçar nga Fieri është arrestuar ditën e sotme. Policia bënë të ditur se shtetasi me iniciale Y. D.banues në Fier, ishte shpallur në kërkim...
VLORE– Kryeministri Rama do të mbajë sot një takim në Vlorë me drejtorët e qytetit. Ky takim pritet të zhvillohet para asamblesë së Partisë Socialiste.Takimi pr...
TIRANË -J. T. banon në një nga lagjet më të populluara dhe të zhurmshme të Tiranës, në rrugën “Sami Frashëri”, tek ish-Blloku dhe çdo ditë ka stres ...
LEZHE– Tërmeti i 26 nëntorit la me mijëra objekte të pabanueshme në qytetin e Lezhës. Një ndër to ishte dhe banesa e qytetares Drane Fane. Përfaqësuesja e Parti...
DURRËS–Ditën e sotme është arrestuar një 39- vjeçar në Durrës pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me 14 vjeçaren, e cila është vaj...
TIRANE– Një 63-vjeçar nga Tunizia me vendbanim në Angli është proceduar në aeroportin e Rinasit mëngjesin e sotëm pasi iu janë sekuestruar 67850 pa...
SHKODER- Për shkak të reshjeve të shiut ditën e sotme ka pasur probleme në disa akse rrugorë në Shkodër.Mjetet janë dëmtuar për shkak të rrëzimit të pemëve. Që...
LEZHE– Reshjet e shiut kanë sjellë probleme me furnizimin e energjisë elektrike në disa fshatra të Lezhës.Mungesë energjie ka pasur në zonen e Fllakës, Shënavla...