Aktualitet

Kultivonte bimë narkotike, arrestohet 26- vjeçari në Lushnje

26 Shtator 2020, 08:29 Nga DOSJA
Kultivonte bimë narkotike, arrestohet 26- vjeçari në Lushnje

LUSHNJE– Një 26 vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Lushnje pasi policia ka zbuluar se ky i fundit kultivonte bimë narkotike. Shtetatasi me iniciale J. H banues në Lushnje përballet me akuzat “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”. 

ndërkohë është proceduar penalisht për “Moskallëzim krimi” shtetasi i mitur A. D. pasi ka patur djeni për këto bimë të kultivuara dhe nuk ka kallëzuar krimin. 

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Plug, konstatuan të mbjella disa bimë narkotike cannabis sativa. Nga hetimet e kryera rezulton se autor i kultivimit të këtyre bimëve është shtetasi J. H., 26 vjeç, banues në Plug, Lushnje( i dënuar më parë për “Kultivim të bimëve narkotike”).

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjetën disa doza me lëndë narkotike cannabis sativa dhe heroinë si edhe fara bime narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan në flagrancë 26-vjeçarin për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, si edhe proceduan penalisht për “Moskallëzim krimi” shtetasin e mitur A. D., pasi ka patur djeni për këto bimë të kultivuara dhe nuk ka kallëzuar krimin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme. 

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lushnje lushnje

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Shtator 2020, 06:49

ZELANDE E RE- Big Basta, reperi nga Tirana i cili jeton në Zelandën e Re ka bërë një këngë kundër Edi Ramës. Basta i këndon realitetit të hidhur dhe asaj që ril...