Politike

“Prapë me filma ky!?”/ Pretimet e Ramës nga Vlora, Paloka e ironizon: Flet për aeroporte, por në realitet ka vet

25 Shtator 2020, 17:14 Nga DOSJA
“Prapë me filma ky!?”/ Pretimet e Ramës nga Vlora, Paloka

TIRANË– Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka i është kundërpërgjigjur fjalës së kryeministrit Edi Rama nga qyteti i Vlorës. Në fjalën e tij, Rama premtoi ndërtimin e disa rrugëve të reja që do të lidhin qytetin me fshatin, duke mos e harruar premtimin për aeroportin, ndërsa Paloka shprehet se numri një i qeverisë nuk i ka mbajtur premtimet e tij. 

Sipas demokratit, shqiptarët nuk duan të dëgjojnë më pretimet e bëra nga socialistët dhe se meritojnë ndryshim për një jetë më të mirë. 

Prape me filma ky: në vitin e tetë të qeverisjes së tij të dështuar, Rama vazhdon me filma dhe projekte në letër. Sepse në realitet, terminalet, autostradat, portet, aeroportet që ai premtoi janë vetëm fjalë boshe dhe premtime të pambajtura. Në realitet, sot shqiptarët janë më të varfër dhe të pasugurtë se më parë dhe çdo ditë Rama e thellon më shumë hendekun ku ka rënë vendi me qeverisjen e tij. Shqiptarët nuk duan më filma, ata kërkojnë dhe meritojnë ndryshim dhe një jetë më të mirë,”– shkruan ish-deputeti.

Sot kryeministri Edi Rama u tregua i ashpër nga Vlora. Adresoi gjithë akuzat e kundërshtarëve politikë, duke mos e kursyer kthimin e “favorit”. Në fjalën e tij, Rama foli për aeroportin e Vlorës, Rilindjen urbane, pandeminë e koronavirusit dhe në fund për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi paloka edi rama edi rama ne vlore edi paloka edi rama edi rama ne vlore

Sondazh

Poll

Politike 25 Shtator 2020, 16:11

VLORË- Tenderi për ndërtimin e aeroportit të Vlorës do të fillojë në javën e parë të tetorit. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama gjatë inaguri...

Politike 25 Shtator 2020, 12:56

TIRANË–  Deputetja e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Lajmi u zbulua pak ditë më parë nga disa foto të publi...