Politike

“Ligjet u miratuan ne KP, për dy muaj u mbajtën të fshehura në sirtarët e Kuvendit”, Bylykbashi: Rama i bllokon

25 Shtator 2020, 16:57 Nga DOSJA
“Ligjet u miratuan ne KP, për dy muaj u mbajtën të fshehura

TIRANE-Ish-deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka sulmuar Ramën se mban të fshehura ligjet që janë miratuar në Këshillin Politik duke u shprehur se asnjëra nga ato nuk është përfshirë në programin e punës së Kuvendit,

‘U desh presioni i Opozites ne Keshillin Politik diten e marte 22 shtator dhe presioni nderkombetar qe perfaqesuesit e PS t’i nxirrnin nga sirtari pas dy muajsh fshehjeje dhe t’i regjistronin sot ne Kuvend’- shkruan Bylykbashi.

POSTIMI I PLOTË I PËRFAQËSUESIT TË OPOZITËS NË KËSHILLIN POLITIK, OERD BYLYKBASHI

Me ne fund paketa e dyte e amendamenteve pas ndryshimeve ne Kodin Zgjedhor, me 7 ligjet qe u miratuan nga Keshilli Politik me konsensus ne korrik, gjeti driten e diellit ne Kuvend edhe pse perfaqesuesi socialist ne Keshillin Politik kishte deklaruar qe me 27 korrik se ato ishin depozituar ne Kuvend ne perputhje me Marreveshjen e 5 qershorit. Pergjate dy muajve asnje prej ketyre ligjeve nuk u perfshi ne programin  e punes se Kuvendit, duke shkelur Marreveshjen e 14 janarit dhe ate te 5 qershorit.

Ligjet u miratuan ne korrik ne Keshillin Politik si pjese e Marreveshjes se 5 qershorit, por per dy muaj u mbajten te fshehur ne sirtaret e Kuvendit. U desh presioni i Opozites ne Keshillin Politik diten e marte 22 shtator dhe presioni nderkombetar qe perfaqesuesit e PS t’i nxirrnin nga sirtari pas dy muajsh fshehjeje dhe t’i regjistronin sot ne Kuvend.

Njeri ligj i kalon SPAK-ut kompetencen per te hetuar shitblerjen e votes. Nje ligj i shtrengon rripat prokurorise se zakonshme per te goditur krimet e tjera zgjedhore dhe jo t’i toleroje ato siç ka bere deri me sot. Nje ligj qarteson rolin e policise ne zgjedhje qe Kryeministri te mos i jape me urdher policeve qe te bejne fushate per PS. Ligjet e tjera godasin fenomene te tjera qe cenojne zgjedhjet. Te gjitha te miratuara mbi bazen e propozimeve te Opozites se Bashkuar ne Keshillin Politik. Por sot, sharlatanet e mazhorances na i paraqiten sikur jane iniciativat e tyre. Ata kane vetem nje detyre tani mbi bazen e Marreveshjes se 14 janarit: t’i miratojne keto ligje pa asnje ndryshim, siç jane miratuar nga Keshilli.

Ato ligje sot duhej te ishin miratuar e te ishin ne fuqi, por Edi Rames nuk i intereson goditja e krimit zgjedhor. Atij i intereson te ndryshoje rregullat konsensuale te lojes, jo te miratoje rregulla qe i lidhin duart me 25 prill 2021 atij dhe krimineleve qe ka pas.

Sado qe te perpiqet, me 25 prill 2021 Edi Rama ka takim me fundin e tij politik.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike oerd bylykbashi oerd bylykbashi

Sondazh

Poll

Politike 25 Shtator 2020, 16:11

VLORË- Tenderi për ndërtimin e aeroportit të Vlorës do të fillojë në javën e parë të tetorit. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama gjatë inaguri...

Politike 25 Shtator 2020, 12:56

TIRANË–  Deputetja e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Lajmi u zbulua pak ditë më parë nga disa foto të publi...