VLORË- Tenderi për ndërtimin e aeroportit të Vlorës do të fillojë në javën e parë të tetorit. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama gjatë inagurimit të bulevardit pranë Lungomares në Vlorë, duke sqaruar edhe arsyet e shtyrjes së projektit. Sipas Ramës, pandemia e koronavirusit pezulloi punën, që do të nisë brenda pak ditëve për mbajtjen e premtimeve.
“Dëgjoj që thonë me ironi: Sapo erdha në aeroport. Dëgjoj të gjitha ironitë, sidomos nga ata që s’i kanë thënë kurrë punës mirëmëngjes. Nuk i kursejnë përqeshjet dhe sharjet. Janë fjalë që i dëgjon rëndom por nuk kanë lidhje me realitetin. Jo se është rozë për të gjithë, dhe as transformimi ynë do ta bëjë Shqipërinë të dytën pas Gjermanisë. Nuk e kemi thënë, dhe se kemi ndërmend. Ballafaqohemi me shpifjet dhe sajesat. Fjala e popullit që kur gënjeshtra e ka bërë xhiron e botës, e vërteta nuk ka veshur pantallonat, nuk rezulton e vërtetë. Pa e zgjatur dua të them që procesi për fillimin e punës u ndërpre nga karantina e përgjithshme. Procesin e ngrimë aty ku ishte dhe në pak ditë, në javën e parë të tetorit procesi do të rihapet. Do fillojë aty ku u ndërpre. Do fillojmë të presim ofertat ndërkombëtare. Do të doja të kishte filluar më parë, por eksperienca më ka mësuar se ka të papritura dhe vonesa. Dhe patjetër që ka një rrugë të gjatë për të bërë deri kur të lidhet një kontratë. Projektet nuk nisin kur njerëzit shohin fadromat. Projektimi nuk është proces i thjeshtë, nuk kemi bërë mrekulli por jam i bindur që në çdo lloj diskutimi nuk ka krahasim puna e bërë prej nesh me punët që janë bërë më parë. U përballëm me dy goditje shumë të forta. Tërmetet goditën financat tona, ndërsa pandemia që u tunden themelet e botës,“-tha Rama në fjalën e tij.
Aeroporti i Vlorës parashikohet që të ketë një periudhë koncesioni prej 35 vitesh ndërkohë që gara është hapur me një vlerë 86.6 milionë euro. Nëse ndërtimi nis në vitin 2020 siç është deklaruar vetëm në vitin 2024 do të mund të nisin fluturimet. Në dokumente saktësohet se do të duhen të paktën tre vite për të përfunduar punimet dhe një vit për të kryer kolaudimin e tij dhe për të marrë certifikatat e nevojshme.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
VLORË– Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se edhe për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të garojë në qytetin e Vlorës. Gjatë prezantimit të projekti...
VLORË- Kryeministri Edi Rama nga Vlora, me gjuhë të ashpër iu përgjigj kritikave të qytetarëve dhe kundërshtarëve politikë të opozitës. Duke ndjekur me rad...
TIRANË– Të enjten e shkuar, Këshilli i Ministrave vendosi mbylljen e shkollave turke në Shqipëri, dy prej institucioneve të MIST dhe Medreseja “Hafiz Abdul...
TIRANE-Ish deputeti i PD-së Klevis Balliu e cilëon gjyqin që po bëhet kundër banorëve të Unazës së Re, si gjyq politik.Ai deklaroi ditën e sotme se janë me mijë...
TIRANË– Përmes një njoftimi për median, KPK sqaron se seanca e planifikuar për në 25 shtator, për të dhënë vendimin, është shtyrë pasi do të vazhdojn...
Politike25 Shtator 2020, 12:56
TIRANË– Deputetja e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Lajmi u zbulua pak ditë më parë nga disa foto të publi...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit i tha se Vjosa është tashmë Park Kombëtar dhe nuk ka nevojë ...
Politike25 Shtator 2020, 12:13
TIRANË- Anëtari i Kryesisë në Partinë Demokratike, Eno Bozdo në një postim në Facebook shkruan se Erion Veliaj ka mashtruar për çmimin e ujit në Tir...
HAS- Ish-deputeti Edmond Spaho ishte i pranishëm sot në degën e Partisë Demokratike në Has, në të cilën po vijon procesi i votimit të kandidatëve për deputetë. ...