Politike

“Më ikën mendja kur më thonë…”/ Rama i prerë, mendjen tek zgjedhjet e prillit: Do jem në Vlorë, kush iu tha se ika?

25 Shtator 2020, 15:53 Nga DOSJA
“Më ikën mendja kur më thonë…”/ Rama i

VLORË– Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se edhe për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të garojë në qytetin e Vlorës. Gjatë prezantimit të projektit të ri të parkut të Shtëpisë së Pavarësisë, Rama i kërkoi elektoratit të tij, që të mos i besojnë fjalët pasi ai ka qënë në Vlorë dhe do të vazhdojë që të jetë i lidhur me qytetin bregdetar. 


“Ne duam që në Vlorë të kemi një qytet me miliona turistë dhe jo thjeshtë me pak më shumë sivjet me vitin e kaluar. Nuk i mban Lungomarja as sheshi i Flamurit po do t’i mbajë e gjithë zona. Kjo është pak a shumë pamja. Jam shumë mirënjohës që kemi mundur të kemi këto gjëra. Po e mbyll me zgjedhjet. Mos hapni llafe që s’do jem në Vlorë. Bëni kujdes se çfarë dëgjoni. Çfarë nuk dëgjohet sot në Shqipëri. Unë në vlorë kam qënë edhe përpara se të bëhesha kryetar i PS, edhe kur i bëra dhe jam tani. Në Vlorë do jem edhe po të mos jem kryeministër, se do kem më pak angazhime. Se më ikën mendja kur më thonë dil e shiko realitetin. I kam rënë Shqipërisë cep në cep, saqë e di nga rruga ku jam a ka valë apo jo telefoni. Kjo jo për të thënë, se nuk është zotësi, pra s’do bëj më kilometra por do bëj metra brenda Vlorës. Më ka lidhur fati, historia e famijes dhe bukuria,”-tha në fund të fjalës së tij Rama.

Kreu i qeverisë kishte marrë përkohësish drejtimin politik të qarkut të Durrësit, të cilën vetëm pak ditë më parë ia dorëzoi kreut të OSHEE-së, Ardian Çela. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama garon ne vlore edi rama ne vlore edi rama edi rama garon ne vlore edi rama ne vlore

Sondazh

Poll

Politike 25 Shtator 2020, 12:56

TIRANË–  Deputetja e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Lajmi u zbulua pak ditë më parë nga disa foto të publi...

Politike 25 Shtator 2020, 12:13

TIRANË- Anëtari i Kryesisë në Partinë Demokratike, Eno Bozdo në një postim në Facebook shkruan se Erion Veliaj ka mashtruar për çmimin e ujit në Tir...