Politike

“HEC-e imagjinare”/ Meta i përgjigjet Ramës me foton me ekipin e rafting: E duam Vjosën dhe do ta mbrojmë

25 Shtator 2020, 12:40 Nga DOSJA
“HEC-e imagjinare”/ Meta i përgjigjet Ramës me foton me

TIRANË– Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit i tha se Vjosa është tashmë Park Kombëtar dhe nuk ka nevojë të shpallet. Përmes një fotoje, Meta ka pozuar krah ekipit të Vjosa Rafting dhe shkruan se Vjosën e do dhe do ta mbrojë. 

Me ekipin e paparë të çunave të “Vjosa Rafting Albania” dhe “Vjosa Explorer”. E duam Vjosën dhe do ta mbrojmë! Një trashëgimi natyrore kombëtare me rëndësi të jashtëzakonshme dhe potencial të madh turistik që arroganca, korrupsioni dhe marrëzia nuk do mundet ta tjetërsojë dot! “- shkruan Meta krah fotos. 

Me ekipin e paparë të çunave të "Vjosa Rafting Albania" dhe "Vjosa Explorer".E duam Vjosën dhe do ta mbrojmë! Një…

Gepostet von Ilir Meta am Freitag, 25. September 2020

Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama kanë replikuar me njëri-tjetrin në distancë në lidhje me Parkun e Vjosës. Meta, që prej ditës së djeshme ka bërë thirrje që Vjosa të shpallet Park Kombëtar, dhe të mos lejohet ndërtimi i FEC-ecve në atë zonë, ndërsa sot theksoi se mbështet krijimin e një Parku Kombëtar dhe jo ndërtimin e digave mbi lumin Vjosa.

Nga ana tjetër Rama shton se Vjosa e lartme është shpallur Park Kombëtar dhe se ajo e poshtmja do të bashkohet në këtë projekt, ndërkohë ministria e Mjedisit ka refuzuar zyrtarisht të japë leje për projekte HEC-esh. Rama shton se Meta, në vend që të japë mbrojë Vjosën nga rreziku imagjinar i hidrocentraleve që nuk do të ndërtohen, duhet të kishte mbrojtur Valbonën kur ishte zv.kryeministër.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta meta-rama per vjosen edi rama ilir meta meta-rama per vjosen

Sondazh

Poll

Politike 25 Shtator 2020, 12:13

TIRANË- Anëtari i Kryesisë në Partinë Demokratike, Eno Bozdo në një postim në Facebook shkruan se Erion Veliaj ka mashtruar për çmimin e ujit në Tir...

Politike 25 Shtator 2020, 09:22

KUKËS- Mbyllet votimi nga anëtarësia të kandidatëve për deputetë, në degët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës. Sekretari i Përgjithshë i Partisë Demokratike, Ga...