Politike

Votimi i kandidatëve nga anëtarësia/ Edmond Spaho në degën e PD-së në Has: Jemi një parti e hapur, ku sundon demokracia

25 Shtator 2020, 12:02 Nga DOSJA
Votimi i kandidatëve nga anëtarësia/ Edmond Spaho në

HAS- Ish-deputeti Edmond Spaho ishte i pranishëm sot në degën e Partisë Demokratike në Has, në të cilën po vijon procesi i votimit të kandidatëve për deputetë. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Spaho shprehet se për herë të parë në historinë e pluralizimit në Shqipëri, një parti politike cakton kandidatët. që më pas votohen nga anëtarësia.

Nje parti e hapur ku sundon demokracia eshte garanci per nje qeverisje te mire, ekonomi te zhvilluar, institucione te qendrueshme, drejtesi per te gjithe dhe progres drejt BE.”, shprehet Spaho. 

Reagimi i plotë:

Sot ne Degen e PD Has filloi procesi i votimit te kandidateve te Deges per poste te larta politike. Per here te pare ne historine e pluralizmit ne Shqiperi nje parti politike cakton kandidatet qe do e perfaqesojne ne Kuvendin e Shqiperise, ne pushtetin qendror dhe vendor nepermjet votes se antaresise.

Partia Demokratike eshte e vendosur qe perfaqesuesit e saj ne cdo nivel te jene produkt i vullnetit te qytetareve dhe shembull i integriteti politik, shoqeror dhe profesional. Partia Demokratike nuk ka qene dhe nuk do te jete kurre strehe e krimit dhe bandave, perfaqesuesve te oligarkeve, atyre qe shperdorojne mundin, djersen dhe taksat e qytetareve shqiptare.

Sot ne Has ka nje interesim te madh te strukturave te PD dhe anetaresise per te marre pjese dhe votuar kandidatet qe ata vete kane propozuar. Shkalla shume e larte e pjesmarrjes eshte vleresimi me i shkelqyer qe antaresia dhe qytetaret i bejne praktikes se re te PD per te zgjedhur perfaqesuesit e saj ne cdo nivel perfaqesimi nepermjet parimit nje anetar nje vote, si dhe mbeshtetje e plote e inisiatives se Z. Basha per te hapur Partine dhe thelluar me tej demokracine ne te.

Nje parti e hapur ku sundon demokracia eshte garanci per nje qeverisje te mire, ekonomi te zhvilluar, institucione te qendrueshme, drejtesi per te gjithe dhe progres drejt BE.

Një ditë më parë Partia Demokratike nisi votimin e kandidatëve nga anëtarësia. Deri më tani janë bërë publikë emrat e kandidatëve në qarqet Dibër dhe Kukës.  Procesi nisi nga qarku i Kukësit. Surpriza në këtë listë ishte emri i Flamur Nokës, pasi  ish-deputeti është caktuar të kandidojë në Qarkun e Tiranës.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edmond spaho kandidatët e pd në has pd has edmond spaho kandidatët e pd në has pd has

Sondazh

Poll

Politike 25 Shtator 2020, 09:22

KUKËS- Mbyllet votimi nga anëtarësia të kandidatëve për deputetë, në degët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës. Sekretari i Përgjithshë i Partisë Demokratike, Ga...