Politike

Soreca takim me kryetaren e KLGJ-së, ambasadori: Të plotësohen vakancat në Gjykatën e Lartë

25 Shtator 2020, 11:32 Nga DOSJA
Soreca takim me kryetaren e KLGJ-së, ambasadori: Të plotësohen

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryetaren e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit për vakancat në Gjykatën e Lartë. Për këtë takim, Soreca në një postim në Twitter shkruan se plotësimi i pozicioneve të mbetura bosh në Gjykatën e  Lartë mbetet një përparësi kryesore.

“Unë u takova sot me Kryetaren e KLGJ-së, Naureda Llagami. Këshilli luan një rol kryesor në sistemin e ri të gjyqësorit. Plotësimi i pozicioneve të mbetura të Gjykatës së Lartë mbetet një përparësi kryesore. Bashkimi Europain mbështet Këshillin në përpjekjet e tij për të rritur pavarësinë dhe efikasitetin e sistemit gjyqësor.”, u shpreh Soreca.

Ndërkohë, më 16 shtator prsidenti Ilir Meta njoftoi se u ka dërguar letër të gjitha institucioneve përgjegjëse për ngritjen e Gjykatës Kushtetuse dhe asaj të Lartë. Meta u dërgoi nga një letër Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Kuvendit të Shqipërisë dhe Avokatit të Popullit, ku kërkoi ngritja e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Kreu i shtetit theksoi se evidentuar problematika dhe vonesa të pajustifikuara për ngrihjen e këtyre dy institucioneve.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike luigi soreca naureda llagami luigi soreca naureda llagami

Sondazh

Poll

Politike 25 Shtator 2020, 09:22

KUKËS- Mbyllet votimi nga anëtarësia të kandidatëve për deputetë, në degët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës. Sekretari i Përgjithshë i Partisë Demokratike, Ga...