Politike

25 Shtator 2020, 09:22 Nga DOSJA

KUKËS- Mbyllet votimi nga anëtarësia të kandidatëve për deputetë, në degët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës. Sekretari i Përgjithshë i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka bërë me dije se pjesëmarrja ka qënë mbi 70%, gjë që sipas tij tregon entuziasmin për ndyshimin që po vjen.

Në Tropojë, kandidatët që do të kalojnë në fazën tjetër janë: Isuf Cela, Xhem Nezaj, Mimoza Hajdarmataj, Lush Susaj dhe Feride Rrahmani. Bie në sy fakti që është eliminuar nga gara ish-kryetari i bashkisë Besnik Dushaj, me 227 vota kundër.

Ndërkohë anëtarësia e PD në Kukës ka konfirmuar dhe 5 kandidatët nga 17 që vijojnë në fazën e ardhshme. Bëhet fjalë për: Admir Sinamatin, Arben Cejkun, Ibrahim Brukën, Sahit Prizrenin dhe Vjollca Vatën. Edhe qytetarët e Kukësit, ashtu si në Tropojë kanë skualifikuar ish-kryebashkiakun, Bashkim Shehu

“Entuziasmi dhe pjesëmarrja masive, tregon se demokratët janë gati për ndryshimin që po vjen, janë gati ta shpëtojnë vendin nga kriza e thellë ku ndodhet prej qeverisjes së korruptuar dhe të papërgjegjshme të Edi Ramës. Diferenca mes nesh po bëhet çdo ditë e më e qartë. Teksa rilindja dhe Edi Rama vendosën në fund me hile të propozojnë mbylljen e listave, pra ku elitat e saj të ndjenjura e të zhytura në përfitime e të kapura nga krimi, të mbijetojnë sërish, demokratët e hapën procesin duke përfshirë gjithë anëtarësinë që në nisje të përzgjedhjes së kandidatëve. Ne kemi një plan për qytetarët, për t’ua dhënë pushtetin atyre. Kjo duke nisur brenda familjes sonë. PD do të përfaqësohet me më të mirët, me kredenciale të larta e që kanë besimin e publikut. Politikë dhe qeverisje pa lidhje me krimin, me personaliete me integritet. FITORE,”-shkruan Bardhi. 

Një ditë më parë Partia Demokratike nisi votimin e kandidatëve nga anëtarësia. Deri më tani janë bërë publikë emrat e kandidatëve në Dibër dhe Kukës.  Procesi nisi nga qarku i Kukësit. Surpriza në këtë listë ishte emri i Flamur Nokës, pasi  ish-deputeti është caktuar të kandidojë në Qarkun e Tiranës.

(j.v.k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gazmend bardhi kandidatët e pd në kukës gazmend bardhi kandidatët e pd në kukës

Sondazh

Poll