Aktualitet

Ekzekutimi i agresorit në Elbasan, ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka sulmon Policinë: Të paaftë, vratë një plak me neu

24 Shtator 2020, 19:30 Nga DOSJA
Ekzekutimi i agresorit në Elbasan, ish-ministri i Brendshëm Flamur

TIRANE– Ish-ministri i Brendshëm në qeverinë Berisha, njëherazi edhe ish-deputet i Partisë Demokratike, Flamur Noka e sheh si qesharak, aksionin e Policisë dhe RENEA-s në Elbasan, ku u ekzekutua 71-vjeçari që terrorizoi vendin, Lefter Zhidru. Në një reagim në rrjetet sociale, Noka thotë se shteti është i paaftë të arrestojë dhe vret një plak me neurozë.  “E turpshme per shtetin. Neveri per pushtetin .Kjo ngjarje tregon se kemi nje shtet qesharak. Ju beri zbor nje plak 71 vjecar…dhe e vrane. Jo nje kriminel por nje plak me neuroze ….

Nje polici e tere gjithe diten ne Elbasan e dorezuar perballe jo nje krimineli , por nje plaku ..

Nje polici e paafte ta arrestoje . Imagjinoni kete pushtet kete polici te Llesh Kimikut ne beteje me krimin …

Turp. 25 Prilli eshte zgjidhja ., eshte shpetimi per shqiptaret”, shkruan Noka.

Pas 5 orësh forcat RENEA ekzekutuan 71-vjeçarin nga Elbasani, Lefter Zhidru! I moshuari shkaktoi terror në qytet duke plagosur edhe dy qytetarë që po kalonin rastësisht poshtë banesës së tij. Pas një sherri me ish-gruan, ai doli në ballkon dhe qëlloi ndaj Policisë. Pavarësisht thirrjeve për t’u dorëzuar, ai nuk hoqi dorë nga sulmet dhe u vra brenda banesës. Aty kishte një armë zjarri, fishekë dhe lëndë plasëse.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet flamur noka lefter zhidru sulmi me arme ndaj shqiponjave ne elbasan flamur noka lefter zhidru sulmi me arme ndaj shqiponjave ne elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Shtator 2020, 19:31

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje të reja nga operacioni i Policisë së Shtetit në Elbasan, ku pak orë më parë u ekzekutua 71-vjeçari, Lef...

Aktualitet 24 Shtator 2020, 19:17

TIRANË– Publikohen pamje nga brenda nga trupi i pajetë i 71-vjeçarit Lefter Zhidru në Elbasan. Në pamjet nga brenda banesës ku u ngujua për më shumë...