Sport

“U kap me njeriun e gabuar!” Ish-legjenda e futbollit komenton infektimin e Ibrahimovic, suedezi ja kthen:Covid kishte guxim

24 Shtator 2020, 15:42 Nga DOSJA
“U kap me njeriun e gabuar!” Ish-legjenda e futbollit komenton

MILANO– Zlatan Ibrahimovic është prekur nga koronavirusi dhe këtë e ka konfirmuar vetw lojtari. Sigurisht, asnjë frikë se ky sulmues do ta përjetojë keq këtë virus, por vetëm për faktin se do të mungojë më gjatë në fushën e blertë.

Sa i përket çështjes së virusit, padyshim është kapur me njeriun e gabuar. Në këtë linjë mendimi është edhe legjenda e Anglisë, Gary Lineker, i cili pasi shpërndan lajmin ka shtuar edhe një koment domethënës: “Jemi me virusin në këto kohë të vështira që po kalon”.

News that @Ibra_official has tested positive with Coronavirus. Thoughts are with the virus at this difficult time.

— Gary Lineker (@GaryLineker) September 24, 2020


Vetë Ibrahimovic reagoi ndaj diagnozës së tij, duke bërë shaka se virusi kishte ‘guximin’ për ta sfiduar atë pasi ai doli dje negativ. Ai shkroi: “ Dje rezultova negativ, ndërsa sot pozitiv. Jo ndonjë simptomë kushedi se çfarë.Covid kishte guximin të më sfidonte. Ide e keqe.”

I tested negative to Covid yesterday and positive today. No symptoms what so ever. Covid had the courage to challenge me. Bad idea

— Zlatan Ibrahimović (@Ibra_official) September 24, 2020

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport gary lineker ibrahimovic koronavirusi gary lineker ibrahimovic koronavirusi

Sondazh

Poll