Art&Argëtim

24 Shtator 2020, 12:46 Nga DOSJA

TIRANË- Elsa Aliaj, e cila është rendituar në 6-shen më të mirë të Miss Univers ka qenë e ftuar në emsionin “Ftesë në 5”, ku ka treguar për rrugëtimin e gjatë të saj drejt suksesit dhe vështirësitë që ka kaluar.

Bukuroshja është me origjinë nga Laçi, por ka lindur dhe është rritur në Itali. Ajo ka treguar se jetesa e saj nuk ka qenë shumë e lehtë. Shpesh herë familjes së saj i ka munguar ushqimi dhe ajo është detyruar të punonte me mamin e saj, për t’i siguruar vëllezërve ushqim. Gjithashtu ajo ka treguar se kur shkonte në shkollë iu kërkonte mikeshave të saj ëmbëlsira dhe i fshihte ato që më pas t’iu jepte vëllezërve të saj.

Po mundohesha mos me e dallu që ishte krizë. Ndonjëherë mungonte ushqimi që vëllezërit merrnin tek shkolla. Unë shkoja për vete në shkollë dhe pyesja shoqen time më fal a keni ëmbëlsirë sepse më hahet, po sigurisht më thoshin. Unë i merrja dhe i fshihja dhe të nesërmen në mëngjes ia jepja vëllezërve të mi.  U thoja që gjithçka është mirë, ne nuk kemi asgjë.”- ka treguar ajo mes lotësh.

Ajo ka treguar se ka punuar së bashku me të ëmën e saj pastruese për të përballuar jetën e vështirë në Itali.

“Mami dhe babi nuk  kishin shumë të ardhura. Më pas mami gjeti një punë pastruese e pas shkolle shkoja edhe unë.”- tha ajo.

 

Elsa Aliaj është bërë e njohur për publikun pasi u bë pjesmarrëse në “Miss Univers”, por pavarisht se është një vajzë shumë e bukur, ajo ka treguar se ka dhe shumë parime. Teksa është pyetur nga prezantuesja Bieta Sulo, në qoftë se do të pranonte ndonjherë të pozonte nudo për të siguruar lekë për famlijen ajo është përgjigjur menjëherë me një JO, duke thënë se nuk do ta bënte kurrë.

Nëse do të bëj karrierë do ta bëj për atë që jam, për shpirt e zemër. Nuk do të pozoja asnjëherë nudo, asnjëherë.”- është përgjigjuar modelja.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz elsa aliaj jeta e elsa aliaj elsa aliaj jeta e elsa aliaj

Sondazh

Poll