Art&Argëtim

MAHNITËSE! Publikohen fotografit bardhezi të Parisit në vitet ’30 dhe ’40, ja nga kush u realizuan

23 Shtator 2020, 18:21 Nga DOSJA
MAHNITËSE! Publikohen fotografit bardhezi të Parisit në vitet

PARIS– Fotot që po shihni janë realizuar nga fororgrafi i famshëm francez Roger Schall. Koto foto janë realizuar gjatë viteve ’30 dhe ’40, dhe kryesisht në Paris.

Ai punoi në të gjitha disiplinat e fotografisë së modës, portretet, aktualitetin, jetën e banorëve të Parisit dhe reportazhe të shumta fotografike që janë botuar në revistat më të mira ndërkombëtare si “Vu”, “Vogue”, “Life” dhe “Paris-Match”.

Artisti ka mbuluar shumë ngjarje aktuale dhe në veçanti e ka përqendruar vëmendjen e tij në jetën në Paris, subjektin e tij të preferuar.

Mediat e huaja bjënë me dije se nga qershori 1940 deri në gusht të vitit 1944, Schall fotografoi kryeqytetin francez të pushtuar nga gjermanët, duke i fshehur negativët e tij në mënyrë që ata të mos gjendeshin. Schall gjithashtu dokumentoi Parisin e pasluftës dhe vazhdoi të punonte si fotograf në vitet 1970. Ai e braktisi fotografinë në vitin 1967, duke i kushtuar vëmendje pikturës dhe administrimit të arkivave të tij, që përfshinte rreth 100,000 imazhe.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur roger schall roger schall

Sondazh

Poll