Art&Argëtim

Pritjes së ëmbël i vjen fundi/ Gigi Hadid dhe Zayn Malik bëhen prindër për herë të parë, dedikimet e ëmbla për vogël

24 Shtator 2020, 07:31 Nga DOSJA
Pritjes së ëmbël i vjen fundi/ Gigi Hadid dhe Zayn Malik

SHBA– Pritjes së ëmbël i erdhi fundi, e tashmë  modelja e famshme Gigi Hadid dhe partneri i saj Zayn Malik janë bërë prindër për herë të parë.

Të dy kanë ndarë me ndjekësit e tyre në Instagram lajmin e bukur për ardhjen në jetë të vajzës së saj të vogël, për të cilën janë shumë e emocionuar

Në një foto të ëmbël ku ka kapur dorën e së vogëlushes Gigi ka shkruar: Vajza jonë u bashkua me ne këtë fundjavë dhe ajo tashmë ka ndryshuar botën tonë. Kam rënë në dashuri.

 Ndërkohë nuk ka mbetur pas partneri i saj Zayn, ku tashmë me një foto të dorës së vogël të vajzës së tiu  së saj, që i shtrëngon gishtin, ndërsa ka bërë një dedikim të ëmbël për të bijën.

“Vajza jonë është këtu, e shëndetshme dhe e bukur. Të provosh të shprehësh me fjalë se si po ndihem tani do të ishte një detyrë e pamundur. Dashuria që ndiej për këtë njeri të vogël është përtej kuptimit tim. Mirënjohës që e njoh dhe krenar për ta quajtur timen dhe mirënjohës për jetën që do të kemi së bashku.”- shkruan këngëtari.

Në fotot që të dy kanë publikuar nuk i kanë zbuluar portretin vajzës së tyre, gjithashtu nuk e kanë zbuluar as emrin e vogëlushes, ndërkohë që shumë ndjekës të tyre janë kuriozë të dinë si do e quajnë.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz gigi hadid behet nene zayn malik gigi hadid behet nene zayn malik

Sondazh

Poll