Art&Argëtim

Aktori që të ka puthur më mirë? Përgjigjet aktorja Sharon Stone: De Niro! Isha çmendurisht e dashuruar me të

23 Shtator 2020, 18:38 Nga DOSJA
Aktori që të ka puthur më mirë? Përgjigjet aktorja

SHBA- Aktorja e famshme Sharon Stone në një intervistë për mediat ndërkombëtare ka folur rreth karrierës së saj 40-vjeçare. E pyetur se kush ka qenë aktori që të ka puthur më mirë, ajo habit me përgjigjjen e saj duke u shprehur hapur se bëhej fjalë për Robert De Niron.

“Robert De Niro ka qenë padyshim aktori që ka puthur më i mirë. Ai është aktori që e kam admiruar më së shumti… Thjesht doja të isha në gjendje të ulesha në një tavolinë me Robert De Niron dhe t’i mbaja emocionet. Ndoshta për faktin se e vlerësoja aq shumë, momenti kur më puthi ishte kulmi i asaj që dëshiroja. Isha çmendurisht e dashuruar me të si aktore. Ishte shumë përrallore, prandaj nuk mund ta krahasoj asgjë me atë moment. Të gjithë të tjerët ishin jo edhe aq,”- është shprehur Stone.

Dy aktorët kanë luajtur bashkë në filmin Casino të vitit 1995, ku kanë qenë në rolet e Ginger McKenna dhe Sam ‘Ace’ Rothstein, film i cili ka bërë shumë bujë në kohën që doli. 

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz robert de niro sharon stone robert de niro sharon stone

Sondazh

Poll