Aktualitet

Tentoi të kalonte municion dhe armë luftarake, arrestohet në Kakavijë 49-vjeçari grek

14 Prill 2019, 17:36 Nga DOSJA
Tentoi të kalonte municion dhe armë luftarake, arrestohet në

KAKAVIJË- Policia ka arritur të ndalojë dhe një tentativë për trafik armësh dhe municionesh luftarake, duke arrestuar në flagrancë një shtetas grek. 

Sipas policisë, janë sekuestruar në cilësi të provës materiale 800 fishekë, që po tentonte t’i trafikonte për në Greqi. 

Njoftimi i policisë

Kakavije.

Policia Kufitare godet një tentativë për trafik të armëve dhe municioneve luftarake

Arrestohet në flagrancë një shtetas grek i cili tentoi të trafikonte për në shtetin grek një sasi të konsiderueshme municioni luftarak.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale rreth 800 fishekë.

Shërbimet e Policisë Kufitare në zbatim të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në bazë të analizës së riskut , më datë 14.04.2019, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë përzgjedhur për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë një automjet që drejtohej nga shtetasi grek E.F., 49 vjeç, banues në Janinë.

Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Kakavijë, në pjesën e brendshme të mjetit gjetën një arkë metalike e mbështjell me rroba dhe një qese plastike, brenda të cilës kishte rreth 800 fishekë të kalibrit 7.62 mm. Fishekët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale

Veprimet hetimore dhe procedurale të mëtejshme u kryen nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit grek E.F., për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/a i Kodit Penal

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet greku greqi municion luftarak arrestohet greku greqi municion luftarak

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Prill 2019, 16:09

TIRANË- Përpara se të niste karrierën në drejtësi si gjyqtar, Artan Lazja ka qenë dhe jurisit i PS-së në KQZ. Në këtë post qëndroi shumë dhe sipas tij, kjo...