Art&Argëtim

Zbulime të reja në Egjipt/ Ekspertët kanë gjetur 27 sarkofagë të varrosur prej 2,500 vitesh në Saqqara

21 Shtator 2020, 12:10 Nga DOSJA
Zbulime të reja në Egjipt/ Ekspertët kanë gjetur 27

EGJIPT-Në Saqqara të Egjiptit, pas disa muajsh kërkime janë gjetur 27 sarkofagë, të lashtë të cilët mendohet të jenë varrosur 2,500 vjet më parë.

Disa arkeologë i gjetën sarkofagët në një vend të shenjtë në Saqqara, në jug të kryeqytetit të Egjiptit, brenda një pusi. Sipas BBC, trembëdhjetë arkivole u zbuluan në fillim të këtij muaji, ndërsa 14 janë zbuluar më vonë.

Studimet fillestare tregojnë se këto arkivole janë mbyllur plotësisht dhe nuk janë hapur që kur u varrosën,”- ka thënë ministri i kulturës në Egjipt, Khaled al-Anani.

Gjithashtu, Khaled al-Anani ka falenderuar stafin për punën e vështirë që ka bërë në kërkimin në kushte të vështira, poshtë pusit 11 metra. Në fotot e postuara tregohen imazhet e arkivoleve, prej druri të ruajtuara mirë dhe të piktuaruara me ngjyra.

Saqqara, ka qenë një vend që është përdorur për varrosje, për më shumë se 3,000 vjet dhe është një vend i listuar në Trashgimin Botërore të Unesco.

Puna për gjetjen e arkivoleve po vazhdon në vend, ndërsa ekspertët po përpiqen të përcaktojnë më shumë detaje mbi origjinën e tyre.

Në nëntor të 2018 një depo e madhe e kafshës  të mumifikuara është zbuluar për herë të parë nga arkeologët pranë piramidës së Hapit, të Saqqara. Zbulimi përfshinte mace të mumifikuara, krokodila, kobra dhe zogj.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete egjipte sadofage saqqara egjipte sadofage saqqara

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 20 Shtator 2020, 20:59

TIRANË- Këngëtari Alban Skënderaj ka reaguar për herë të parë pas publikimit të lajmit nga DOSJA.al se modelja në klipin e këngës së tij  “Mirëmëngjes”, ës...