Art&Argëtim

Zaimina Vasjari i vendos armën në kokë kantautorit/ Diçka po xhirohet por… ç’fshihet pas skenave të pazakonta

20 Shtator 2020, 18:01 Nga DOSJA

TIRANË- Këngëtarja e njohur, Zaimina Vasjari po i rikthehet sërish muzikës pas disa viteve mungesë. Në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja ka hedhur disa momente nga një klip që po xhiron së bashku me kantautorin dhe këngëtarin Irkenc Hyka. Kënga do të mbajë titullin “Trëndafil i Bardhë” dhe këtë herë Zajmina është e ftuara e Irkencit.

33-vjeçara shihet në skena aksioni këtë herë, teksa në foto i drejton një armë Irkenc Hykës, duke ngjallur kureshje të shumtë të fansat për projektin e saj të fundit. Ky do të jetë projekti i dytë i Zaiminës pasi këtë verë ajo nxori në treg edhe projektin muzikor “Vetes”.

Zaimina hoqi dorë nga muzika para katër viteve pas lindjes së vajzës dhe u fokusua në ngritjen e biznesit të saj në Tiranë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz i rikthehet kenges zaimina vasjari zaimina vasjari i rikthehet kenges zaimina vasjari zaimina vasjari

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 20 Shtator 2020, 12:46

TIRANE– Arrestimet ndaj personazheve të famshëm marrin vëmendje të madhe në media. Nëse personi në fjalë, është aktual, shihet shpesh në ekran apo rrjete social...