Art&Argëtim

Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë: Emin Riza, Aleksandër Meksi dhe Pirro Thomo do të nderohen me çmimin ‘Mjeshtë

20 Shtator 2020, 19:34 Nga DOSJA
Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë: Emin Riza,

TIRANË- Shoqata e Arkitektëve të Shqipërisë  ka njoftuar në faqen zyrtare se në datën 29 shtator në orën 18:00 do të mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve për arkitektët më të mirë në Shqipëri.

Në njoftimin zyrtar thuhet se çmimi për “Mjeshtër në Arkitekturë” do të jepet në bashkëpunim më “Ministrinë e Kulturës” për tre profesorët: Emin Riza, Aleksandër Meksi dhe Pirro Thomo në mënyrë falenderimi për kontributin e tyrë të dhënë gjithë këto vite.

Postimi i Plotë:

“Të nderuar kolegë,
Në kuadrin e FAMA – “Festivali i Arkitekturës Moderne Shqiptare / Festival of Albanian Modern Architecture”: SHASH dhe MK, ka nderin t’Ju ftojë të bëheni pjesë në një event, organizuar në dhënien e çmimit “Mjeshtër në Arkitekturë” për tre profesorët e nderuar: Emin Riza, Aleksandër Meksi dhe Pirro Thomo, si tre arkitektët restauratorë me kontribute e vlera të mëdha në studimin dhe restaurimin e trashëgimisë së Monumenteve tè Arkitekturës në Shqipëri. Emin Riza, Aleksandër Meksi dhe Pirro Thomo, janë figurat më të vyera të kulturës shqiptare të evidentimit, hulumtimit, mbrojtjes, resaturimit dhe publicizimit tè kryeveprave shekullore prezente në vendin tonë dhe në trojet shqipfolëse. Çmimi i cili i jepet nga Shash në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, ka për qëllim vlerësimin e kontributit të tyre të gjatë në studimet e ndryshme, njohjen e gjeneratave të reja me këtë kontribut si dhe sensibilizimin kombëtar mbi ruajtjen e vlerave historike e monumentale të trashëguara nga gjeneratat e shkuara si pasuri e jashtëzakonshme.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture ministria e kultures shash ministria e kultures shash

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 20 Shtator 2020, 12:46

TIRANE– Arrestimet ndaj personazheve të famshëm marrin vëmendje të madhe në media. Nëse personi në fjalë, është aktual, shihet shpesh në ekran apo rrjete social...