Aktualitet

RENEA mësyn në Fier/ 31-vjeçari kërcënon se do të vrasë veten me automatik në shtëpinë e vjehrrit, dorëzohet pas 5 or

20 Shtator 2020, 05:28 Nga DOSJA
RENEA mësyn në Fier/ 31-vjeçari kërcënon se do

FIER-Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, 31-vjeçari Elton Meta kërcënoi se do të vriste veten me armë (kallashnikov), në oborrin e shtëpisë së vjehrrit, në fshatin Zhupan të Fierit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i riu qëlloi dy herë me armë zjarri në ajër, teksa ndodhej në oborrin e banesës së vjehrrit, kur pa forcat RENEA në vendngjarje.

Ndërkohë në shtëpi ndodheshin edhe familjarët, të cilët janë terrorizuar nga veprimet e të riut. Këta të fundit, i evakuuoi policia, ndërkohë që 31-vjeçari kërcënonte se do të vriste veten.

Pas 5 orë negociatash me policinë, ku të pranishme ishin edhe forcat RENEA, i riu u vetëdorëzua. Në ndihmë të grupit negociator ishte edhe motra e 31-vjeçarit. Menjëherë Metës iu sekuestrua arma e zjarri tip kallashnikov, 2 gëzhoja dhe 25 fishekë luftarak. Pas shoqërimit i riu u arrestua nga policia dhe mbi rëndojnë veprat penale  “armëmbajtje pa leje”, “kundërshtim të forcave të policisë” dhe për “dhunë në familje”.

Dy prindërit e Metës janë shprehur për mediat pas ngjarjes se ishte nusja ajo e cila kishte faj, pasi gjatë kohës kur jetonte me djalin e tyre e kërcënonte me thikë. Madje ata shtuan se nusja e ka akuzuar Eltonin se kishte dashnore, duke shkaktuar shumë debate mes tyre e duke bërë që me largimin e saj nga shtëpia, 31-vjeçari të binte në depresion.

31-vjeçari prej vitesh ishte i martuar me vajzën e shtëpisë ku kërcënoi për vetëvrasje, me të cilën ka një fëmijë. Nuk dihen ende motive e sakta të kësaj ngjarjeje, por dyshohet se gruaja i kishte kërkuar edhe divorcin Elton Metës. I riu punonte në Greqi dhe ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elton meta kërcënon me vrasje 31-vjeçari në fier elton meta kërcënon me vrasje 31-vjeçari në fier

Sondazh

Poll