Politike

Rama ironizon protestën e opozitës: Nuk ishte e madhe, por e turpshme për PDLSI

13 Prill 2019, 20:17 Nga DOSJA
Rama ironizon protestën e opozitës: Nuk ishte e madhe, por e turpshme

TIRANË- Kryeminsitri Edi Rama ka reaguar në përfundim të protestës së opozitës, duke thënë se ky nuk ishte një tubim i madh. Sipas tij nëse kjo ishte një protestë e madhe, atëherë filxhani është shekencë dhe Saliu është astronom.

“Nëse kjo ishte protestë e madhe atëherë filxhani është shkencë, Saliu është astronom dhe pakica ështē shumicë! Në fakt kjo s’ishte as e madhe, as e denjë po thjesht e turpshme për pdLSI! Këta humbës të pashërueshëm po rrisin çdo ditë faturën që do u presë Sovran në 30qershor”, shkruan Rama në Twitter.

Kjo është protesta e nëntë e opozitës që nga tubimi i parë në datën 16 shkurt. Opozita ka lënë mandatet në Kuvend dhe kërkon largimin e Edi Ramës si kryeministër dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama opozita ne proteste protesta e opozites 13 prill 2019 rama ironizon protesten edi rama opozita ne proteste protesta e opozites 13 prill 2019 rama ironizon protesten

Sondazh

Poll