Politike

“U organizua nga politikanë të korruptuar”, Balla për protestën e opozitës: Duan të destabilizojnë vendin

13 Prill 2019, 18:55 Nga DOSJA
“U organizua nga politikanë të korruptuar”, Balla për

TIRANË- Kreu i Grupit  Parlamentar të PS, Talant Balla ka reaguar për protestën e opozitës. Në një reagim në mediat sociale, Balla shkruan se protesta në Shqipëri është organizuar nga politikanë të korruptuar

Çfarë koincidence sot? Në të njëjtën orë 18.00 protesta u organizua në Tiranë, Beograd dhe Mal të Zi. Në Shqipëri janë protesta të qarta të organizuara nga disa politikanë të korruptuar kundër Reformës së Drejtësisë, duke u përpjekur të dëmtojnë hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, shkran Balla.

Deputeti i PS, krahason protestën në Tiranë me ato që po ndodhin në Serbi e Malin e Zi. Po ashtu me anë të fotos ilustruese ai ka akuzuar Kryemadhin dhe Berishën si të korruptuar.

Ndërsa në një reagim të dytë nga Facebook, Balla shkruan se opozita po bën çdo gjë që është e mundur për të destabilizuar vendin, pasi sipas tij me votën e lire nuk mund të vijnë në pushtet.

Të bindur se dalin humbës në zgjedhje, sepse shqiptarët nuk mund të besojnë të ardhmen e tyre tek Saliu, Monika dhe Luli, opozita po tenton të bëjë gjithçka vetëm e vetëm për të destabilizuar vendin, pasi ata vetë janë të qartë se përmes votës nuk mund të vijnë në pushtet. Dhuna kundër punonjësve të Policisë së Shtetit dhe institucioneve demokratike është e dënueshme”, shkruan Balla.

Kjo është protesta e nëntë e opozitës që nga tubimi i parë në datën 16 shkurt. Opozita ka lënë mandatet në Kuvend dhe kërkon largimin e Edi Ramës si kryeministër dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike opozita ne proteste protesta e opozites 13 prill 2019 protesta ne serbi e malin e zi taulant balla opozita ne proteste protesta e opozites 13 prill 2019 protesta ne serbi e malin e zi taulant balla

Sondazh

Poll