Politike

Ish-deputeti i PD flet në përfundim të protestës: I kaloi pritshmëritë

13 Prill 2019, 20:12 Nga DOSJA
Ish-deputeti i PD flet në përfundim të protestës: I kaloi

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi ka thënë se  protesta e sotme i ka kaluar pritshmëritë. Në një intervistë për RTV Ora, Bumçi tha se dita ishte me shi por pavarësisht kësaj qytetarët ishin të shumtë në protestë.

“Është përtej pritshmërive, ishte një ditë me shi dhe rrebesh. Pavarësisht kësaj protestuesit ishin të shumtë. Të mos harrojmë kjo nuk është e para, protestë, pasi kemi dy muaj që jemi në shesh dhe protestat po vijnë duke u rritur. Shqitparët janë ngritur në këmbë nuk ka njëri që i kthen mbrapsht”, tha Bumçi.

Kjo është protesta e nëntë e opozitës që nga tubimi i parë në datën 16 shkurt. Opozita ka lënë mandatet në Kuvend dhe kërkon largimin e Edi Ramës si kryeministër dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aldo bumci ish-deputeti i pd opozita ne proteste protesta e opozites 13 prill 2019 aldo bumci ish-deputeti i pd opozita ne proteste protesta e opozites 13 prill 2019

Sondazh

Poll