Politike

Tensionet në protestën e opozitës, Presidenti Meta: Ruani qetësinë

13 Prill 2019, 17:23 Nga DOSJA
Tensionet në protestën e opozitës, Presidenti Meta: Ruani

TIRANË– Presidenti Ilir Meta, ka reaguar për protestën e opozitës duke bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë. Në një njoftim për mediat, Meta bën apel që protesta të vijojë paqësore.

Ky reagim i Metës ka ardhur pas tensionimit të situatës në protestën e opozitës, ku një pjesë e qytetarëve çanë kordonin e Policisë dhe shkua në oborrin e Kryeministrisë. Situata në protestë u tensionua menjëherë pas fjalës së kryedemokratit Lulzim Basha, por më pas situata u qetësua.

Kjo është protesta e nëntë e opozitës që nga tubimi i parë në datën 16 shkurt. Opozita ka lënë mandatet në Kuvend dhe kërkon largimin e Edi Ramës si kryeministër dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta lulzim basha protesta e opozites 13 prill 2019 tensione ne proteste ilir meta lulzim basha protesta e opozites 13 prill 2019 tensione ne proteste

Sondazh

Poll